“Jemi të gjithë norvegjezë: vajzat që dashurojnë vajza të tjera, djem që dashurojnë djem të tjerë, si dhe vajza e djem që duan njëri-tjetrin… norvegjezët besojnë në Zot, në Allah, në të gjitha ose në asgjë. Norvegjezë janë edhe ata që kanë ardhur nga Afganistani apo Pakistani, Polonia, Suedia, Somalia dhe Siria”.
Kështu Haraldi V, mbreti 79-vjeçar dhe shumë i dashur i Norvegjisë, i është drejtuar popullit në një fjalim në kopshtin e pallatit mbretëror në Oslo. Një fjalim që ka befasuar dhe ka prekur, e që po bën shumë bujë në internet.
Harald gjithashtu kujton se si gjyshërit e tij kishin ardhur në Norvegji nga Danimarka dhe Anglia, përjcell bota.al.
“Shpresa ime më e madhe është që ne të vazhdojmë të ndërtojmë këtë vend, mbi vlerat e besimit, komunitetit dhe bujarisë”.
Një fjalim i vështirë, në një kohë të dominuar nga frika dhe pasiguria e cila ka bërë që edhe Norvegjia të zgjedhë një qeveri të qendrës së djathtë, e cila “ka treguar muskujt me refugjatët dhe imigrantët”.
ma.me