Detyra e Presidentit të SHBA-ve vjen me një paketë kompensimi, ashtu si çdo pozicion në profesionet e tjera. Në vitin 2001, paga e presidentit amerikan u rrit në 400 mijë dollarë në vit, që përfshinte dhe 50 mijë dollarë në vit për shpenzime. Disa nga ish-Presidentët kanë zgjedhur që të paguajnë për pensionin apo dhe të marrin mbrojtje nga Shërbimi Sekret për të gjithë jetën.
Por, fakti më interesant për pagën e presidentëve amerikanë nuk është sesa fitojnë por si i kanë shpenzuar ata këto para. Kur John Kennedy u zgjodh president në vitin 1961 ai ishte një njeri shumë i pasur. Familja e tij në atë kohë kishte rreth 1 miliard dollarë pasur. Ai nuk kishte nevojë për pagën e presidentit kështu që e dhuroi atë për bamirësi.
Por, Barack Obama nga ana tjetër ka deklaruar se vetëm pak vite më parë ka arritur të shlyejë kredinë si student. Nga ana tjetër ka pasur dhe presidentë në të kaluarën që thuajse kanë shpallur falimentin. Një rast i tillë ishte Thomas Jefferson, i cili kur u largua nga detyra kishte 10 mijë dollarë borxhe.
William Herrison që kishte kaluar shumë probleme financiare gjatë adoleshentës vdiq vetëm një muaj pasi mori detyrën. Harry Truman humbi shumë para që kishte investuar në miniera dhe ishte në borxhe për shumë vite. Rrethanat e tij të vështira financiare ishin dhe shtysa që çoi Kongresin në rritjen e pagës për presidentin.
ma.me