Policia e Tropojës në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike arrestoi shtetasit Marash Ramaj, Mikel Ramaj dhe Elvis Ramaj.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Marash Ramaj dhe Mikel Ramaj, në fshatin Rajë, Tropojë, në ambientet e brendshme të banesës janë gjetur një sasi prej 715 gram bimë narkotike në formën e boçes, si dhe në vijim të kontrollit në afërsi të banesë, në arrat në pronësi të tyre, janë gjetur dhe asgjesuar me anë të djegies 800 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në qese plastike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Elvis Ramaj, në ambientet e brendshme, ju gjetën dhe sekuestruan 1kg e 105 gram bimë narkotike në formën e boçes, ndërsa në kontrollin e ushtruar përreth banesës së këtij shtetasi ju gjetën dhe asgjesuan me anë të diegjes 70 rrënjë bimë narkotike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Marash Ramaj, 52 vjeç, banues në fshatin Raje, Tropojë.
Mikel Ramaj, 23 vjeç, banues në fshatin Raje, Tropojë
Elvis Ramaj, 25 vjeç, banues në fshatin Fierz, Tropojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 283 dhe 284 i K.Penal.