• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicion me Metën? Basha: E mirëpritur çdo parti vlerash që i bashkohet programit tonë

by A R
06/09/2016 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën shqiptare në studion e emisionit Studio e hapur në News 24 me fokus reformën në drejtësi, vettingun, marrëdhëniet me Ilir Metën por edhe çështjet e tjera të aktualitetit politik.

Kryetari i Opozitës ka komentuar edhe mundësinë e një koalicioni me Ilir Metën, që në periudhën e miratimit të reformës në drejtësi, u duk mjaft pranë me opozitën. Ai lë të hapur çdo mundësi, por duke vendosur një sërë kushtesh që sipas tij duhet të plotësojë çdo forcë që i bashkohet koalicionit opozitar.

“Koalicioni i Partisë Demokratike duhet të përmbushë dy vlera, ti bashkohert platformës sonë, të dhënies pushtet qytetarit shqiptar, përmes transparencës dhe përgjegjshmërisë. Çështja e dytë ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe drogës. Çdo parti që përfshin kufizimin e pushtetit, fuqizimin e qytetarit është i mirëpritur. A është zoti Meta kryetar i një partie që është kundër drogës? Ai i përmbush këto kushte? Jam i vendosur ti prij një koalicioni vlerash. Kush i bashkohet këtij koalicioni me vepra, dhe jo me fjalë ëhstë i mirëpritur”, tha Basha.

Tensionet me ambasadorët

Kreu i PD ka folur edhe për tensionet me ambasadorët gjatë procesit dhe negociatave për reformën në drejtësi, teksa tha se “tensionet në momente të caktuara ishin më të larta nga sa mendohet”.

“Ka patur shumë momente të tensionuara, aq të tensionuara sa nuk jua pret dot mendja. Por marrëdhëniet personale i kemi të shkëlqyera”, tha ai.

Zgjedhje në Dibër

Në lidhje me zgjedhjet për bashkinë Dibër, Lulzim Basha tha se mazhoranca po bën gjithçka për të marrë bashkinë përmes presioneve të krimit. Ai ka sulmuar edhe kandidatin Muharrem Rama kur tha se ai u caktua nga krimi.

“Këto zgjedhje janë zgjedhje të dibranëve. Vijnë në një moment kyç për Shqipërinë. Unë kam qenë në Dibër të paktën 3 herë, u ktheva në Dibër mbrëm. Probleme të tmerrshme sa i përket varfërisë. Këto janë edhe zgjedhje ku vendosen përballë jo thjesht dy kandidatë. Ata duan të zgjedhin një kukull që nesër krimi të bëjë emërimet, që tenderat t’i marrin si po i merr sot Sadri Abazi. Kemi qeverisje që ka bërë pakt me krimin për të qëndruar në pushtet. Ne do tu kthejmë pushtetin qytetarëve. Dibranët masivisht po zgjedhin që pushtetin në fuqi ta ndalin. Kandidaturën aktuale të të majtës e nxori krimi nga shtëpia me pizhama për pazaret.

Ai tha se çdokujt që synon manipulimin “do t’i duket grykë topi”.

Reforma në Drejtësi

Sa i takon miratimit të ligjit të vettingut në mënyrë të njëanshme Basha tha se opozita do ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se e njëjta rrugë do ndiqet edhe me ligjet e tjera nëse nuk janë në përputhje me kushtetutën e miratuar në 22 Korrik me konsensus.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që reforma në drejtësi erdhi në përmbajtjen e saj në një cilësi evropiane falë insistimit tonë. Që askush mos të ketë në dorë të influencojë në gjyqësor. Ndonëse mazhoranca është zotuar për konsensus për 7 ligjet nga 39 që janë gjithsej, ata hodhën poshtë propozimet tona. Ne do ndjekim gjithë rrugët që ky ligj, dhe çdo ligj të jetë në përputhje me kushtetutën. Sa i takon ligjeve të tjera ne si opozitë do vijojmë punën tonë. Në qoftë se pala tjetër refuzon konsensusin ne do mbajmë qëndrimet tona rast pas rasti. Ka mjaftueshëm kohë të shkojmë me ligje kushtetuese. Tu japim shqiptarëve atë që votuam së bashku në 22 Korrik”, tha Basha.

Ankesat e maturantëve

Basha komentoi edhe ankesat e maturantëve për procesin e konkurimit për në universitetete, teksa tha se shumë prej atyre me rezultate të larta u është mohuar vijimi i studimeve. Basha kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit që sipas tij ka zhytur në kaso arsimin.

“Të ndalet menjëherë ky proces abuziv që po u heq maturantëve me rezultate të larta të drejtën e studimit për atë degë që ata kanë sakrifikuar. Kush ua heq këtë të drejtë? Rastet janë masive. Ministrja e Ramës ka dështuar të japë transparencë. Aktet nënligjore kanë shkaktuar një kaos. Të shkarkohet që nesër ministrja e Arsimit. Është më e paaftë, edhe më e padenjë”, tha Basha.

/a.m.

Next Post
Elvana Gjata poston një FOTO… habiten të gjithë

Elvana Gjata ndryshon sërish... kësaj here me një pamje "fëminore" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja kampione e botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Messit

July 19, 2026
Pesë miliardë euro kredi për prona, bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

Pesë miliardë euro kredi për prona, bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

July 19, 2026
“Tirana me ‘regjim të posaçëm’, bashkim të Prrenjasit me Librazhdin”, deputetja e PS flet për ndryshimet e “Territoriales”

“Tirana me ‘regjim të posaçëm’, bashkim të Prrenjasit me Librazhdin”, deputetja e PS flet për ndryshimet e “Territoriales”

July 19, 2026
VIDEO/ Vijon protesta në ditën e 50-ë, ja pjesëmarrja e qytetarëve para Kryeministrisë në orën 20:05

VIDEO/ Vijon protesta në ditën e 50-ë, ja pjesëmarrja e qytetarëve para Kryeministrisë në orën 20:05

July 19, 2026
Finalja e Kupës së Botës 2026/ Argjentina forcon mesin e fushës, Spanja lë në stol Pedrin (Formacionet zyrtare)

Finalja e Kupës së Botës 2026/ Argjentina forcon mesin e fushës, Spanja lë në stol Pedrin (Formacionet zyrtare)

July 19, 2026
Ministri Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

Ministri Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

July 19, 2026
Gjenerata ‘Zh’, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e Gones

Gjenerata ‘Zh’, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e Gones

July 19, 2026
Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

July 19, 2026
Me siluetë elegante dhe dizajnin futuri, superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit (FOTO)

Me siluetë elegante dhe dizajnin futuri, superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit (FOTO)

July 19, 2026
“Më hoqën rrobat, më nxorën përjashta”, Sabrija akuza djemve: Nuk janë kujdesur për mua

“Më hoqën rrobat, më nxorën përjashta”, Sabrija akuza djemve: Nuk janë kujdesur për mua

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In