Rritet numri i aksidenteve për shkak të lagështirës në rrugë, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar të gjithë vendin që prej mbrëmjes së të hënës.
Raportohet se në rrugën Kukës-Morinë, janë shënuar tri aksidente, nga të cilat shtatë shtetas kosovarë janë lënduar. Burimet policore rajonale thonë se ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në disa pjesë të segmenteve të tjera rrugore ka patur rrëshqitje të gurëve dhe dherave. Policia i bën apel shoferëve të jenë të kujdesshëm në qarkullimin rrugor./panorama/a.k