Gonxhe Agnes Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, është shpallur Shën Tereza në Vatikan, pasi Papa Françesko ka pranuar dhe ka çuar përpara procesin e shenjtërimit.
Në një grup Facebook-u, “Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history”, është publikuar fletë pagëzimi i Shën Terezës, transmeton Koha.net.
Ajo ka vdekur më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë, ku ka shërbyer si motër katolike me misionin kundër varfërisë. Ky dokument është “duplikat”, por është mjaft interesant dhe i veçantë. (b.an)