Nënë Tereza lindi në Shkup dhe jetoi aty deri në moshën 18-vjeçare. Shtëpia ku shenjtorja ka kaluar 18 vitet e para të jetës, e shndërruar në muze ka hapur dyert për të gjithë vizitorët.
Pavarësisht trazirave dhe protestave që kanë përfshirë Maqedoninë kohët e fundit, kjo ditë e madhe për të gjithë botën ka bashkuar dhe lutjet e maqedonasve në nder të shenjtores.
Banorët e Shkupit janë krenar dhe entuziastë për dashurinë e madhe që Nënë Tereza i ka dhënë njerëzimit./shqiptarja.com