Një pushues nga Kosova ka mbetur i vdekur sapo është futur për tu larë në det, pasi ka pësuar hemorragji celebrale.
Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës, aty ku Myzafer Et’hemi, rreth 57 vjeç, banues në Ferizaj – Kosovë, ka shkuar për t’u larë me disa shokë të tij,por fatkeqësisht ka humbur jetën sapo është futur në ujë.
Nga hetimet paraprake si dhe nga ekspertiza mjeko- ligjore, dyshohet se shkak për vdekjen e pushuesit është bërë hemorragjia cerebrale.
shqiptarja.com/d.i.