Policia e Elbasanit ka vënë në pranga Klandiment Çekrezi, 21 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gajtë ditës së djeshme pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Suzuku” me targa AA 766 MY dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokainë dhe lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
MA.ME