Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fundjavë leku është zhvlerësuar kundrejt valutave kryesore euro dhe dollar. Prej fillimit të kësaj jave që përkon me fillimin e muajit shtator, leku nisi të zhvlerësohet jo vetem ndaj monedhës së përbashkët europiane, por madje edhe ndaj dollarit, paundit dhe frangës.
Në pikat e këmbimit valutor të shtunën një euro blihet me 137.57, ndërsa një dollar kushton 123 lekë.
Ditët e fundit leku u zhvlerësua ndaj të gjitha monedhave. Kjo po ndodh, ndërsa në tregjet e huaja monedhat ndërkombëtare Euro-Dollar nuk kanë shënuar ndonjë luhatje. Një euro këmbehet mesatarisht me 1.13 dollarë.