• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetarja e KQZ, Luzi: Gratë të bëhen barrierë për fenomenin e “votimit familjar”

by Aalison Pearse Stevens
03/09/2016 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi  ka zhvilluar takime me gratë e Peshkopisë dhe të Maqellarës në Bashkinë Dibër.  Takimet u zhvilluan në kuadër të sesioneve  të edukimit “Barazia gjinore në procesin zgjedhor– liria e votës dhe votimi familjar“, që KQZ po zhvillon në Bashkinë e Dibrës në bashkëpunim me OSBE.

Sesionet e edukimit po zhvillohen në kuadër të zgjedhjeve të pjesshmë për kryetar të Bashkisë Dibër, që do të mbahën në datën 11 shator dhe kanë për qëllim informimin dhe sensibilizimin e të gjithë zgjedhësve, me fokus të veçantë gratë votuese.

Të dhënat që KQZ disponon për pjesëmarrjen gjinore në votime, të mundësuara nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor të vitit 2015, treguan që rreth 40% e votueseve nuk e kishin ushtruar të drejtën e votës, duke shërbyer si indikator që fushata edukuese e KQZ-së për keto zgjedhje të pjesshme, duhet të fokusohet tek gratë.

Kryetarja e KQZ-së zj. Luzi duke vlerësuar rëndësinë e ditës e zgjedhjeve  për kandidatët të cilët po zhvillojnë fushat e tyre, por mbi të gjitha për votuesit, ju bëri apel grave të Peshkopisë dhe Maqellarës që në 11 shtator, t’i drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë të lirë, të fshehtë dhe të pandikuar.

“Gratë e ndërgjegjegjësura për fuqinë e votës së tyre, të cilat votojnë në mënyrë të lirë dhe të pandikuar nga mendimi i familjarëve të tyre, rrisin rolin e gruas në vendimarrje, bëhen barrierë për fenomenin negativ të “votimit familjar”, i cili për fat të keq vijon të shfaqet duke dhunuar të drejtat e grave, dhe duke u bërë shkas për cënimin e standarteve të procesit zgjedhor”.

Kryetarja e KQZ-së vlerësoi së përmirësimet e ligjit zgjedhor, e kanë fuqizuar rolin e gruas në kandidim dhe në angazhimin si komisionere, pasi falë kuotave gjinore të përmirësuara, por edhe ndërgjegjësimit shoqëror, sot ka më shumë deputete në Kuvend, më shumë Kryetare të Bashkive, më shumë anëtare të këshillave bashkiakë, më shumë komisionere të KZAZ-ve. Sipas saj, mbetet ende për t’u bërë, dhe solli në vëmendjë mungesën e kuotës gjinore për komisionet e Qendrave të Votimit, mungesë e cila bën që në zgjedhjet e 11 shtatorit, nga 826 komisionerë të KQV-ve, vetëm 14 prej tyre janë gra.

ma.me

Next Post
(VIDEO) Mashkulli i fut duart në ashensor, por reagimi i femrës është fantastik!

(VIDEO) Mashkulli i fut duart në ashensor, por reagimi i femrës është fantastik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In