Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pasditen e sotme për ngjarjen e rëndë në Torovicë të Lezhës, ku u vra në krye të detyrës efektivi i FNSH-së Ardian Kodra, duke e cilësuar këtë ngjarje si tronditëse. E ndërsa shpreh ngushëllime për familjarët e efektivit Kodra, Basha thekson se PD do të mbështesë gjithmonë Burrat dhe gratë e ndershëm në uniformë.
Reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha.
Tronditëse vrasja e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në krye të detyrës. Shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e Ardianit dhe për kolegët e tij si dhe vlerësimin më të madh për punën heroike, për këtë sakrificë sublime si sot, në përpjekje për të ndalur një kriminel që terrorizonte Torovicën duke qëlluar me armë.
Burrat dhe gratë e ndershem në uniformë kanë gjithmone mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe në vecanti në përpjekjet e tyre për të mbrojtur jetën dhe sigurine e qytetarëve.