Qeveria e Kosovës tërhoqi nga Parlamenti marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, për territorin që nuk është as i Malit të Zi as i Kosovës, por i Serbisë, ka thënë Milovan Drecun, shkruan Tanjug.
Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Listës Serbe, gjë që bënë të ditur së për shkaqe sigurie nuk do të jenë në sallë. Gjatë kësaj kohe, protestuesit u mblodhën në afërsi të ndërtesës së parlamentit për të kundërshtuar këtë marrëveshje.
E gjithë kjo u zhvillua pa incidente. Ndërsa Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, ka thënë që kërcënimet për sigurinë kryesisht janë për ata persona qe nuk i përkasin komunitetit shqiptarë.
“Këto protesta mund t’ju drejtohet joshqiptareve, apo serbëve, mirëpo akte të dhunshme nëpër protesta rrezikojnë sigurinë e të gjithëve” ka deklaruar Drecun.
Drecun ka theksuar se shqiptarët përmes dhunës dhe protestave kërkojnë të ushtrojnë presion të fortë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, sidomos në Bruksel, ndoshta edhe në Uashington, për të përmbushur kërkesat e tyre.
Ndërsa sa i përket demarkacionit, Drecun ka thënë që kryeministri i Malit te Zi Milo Gjukanoviq bëri gjithçka që mundej kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb, duke përfshirë edhe njohjen e Kosovës si shtet, duke shtuar se Gjukanoviq tani duhet të merret me pasojat, citohet “Klan Kosova”. (b.an)