Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka refuzuar ofertat e Manchester United, Chelsea, dhe Juventus gjatë verës, raporton Mundo Deportivo.
Futbollisti i Kroacisë, ka edhe tre vite kontratë me kampionët e Spanjës dhe dëshiron që të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
Transferimet e Andre Gomes e Denis Suarez bën që fillimisht Rakitic të mendojë më shumë për të ardhmen, por ‘Mundo Deportivo’ shkruan se Rakitic vendosi që të luftojë për një vend në formacionin e Luis Enriques. /a.m.