Mediave serbe po u dhemb fakti se ndeshjen e parë si vendase në eliminatoret e Botërorit Kosova do ta zhvillojë në Shqipëri, përkatësisht në Shkodër, raporton “Zëri”.
Mediat në Beograd e kanë bërë lajm një status të kryeministrit të Shqipërisë në “Facebook”, ku Edi Rama ka shkruar se Vllaznia e Shkodrës, Shqipëria e Kosova të kenë fat në stadiumin e rinovuar.
Kosova do të luajë në Shkodër në tetor kundër Kroacisë, citohet “Zëri”. (b.an)