Sipas mediave helene, 26-vjeçarja shqiptare, nënë edhe e 4 fëmijëve të tjerë ka hedhur foshnjën nga ballkoni i katit të dytë me pretendimin se nuk mund ta rriste dot.Vajza, e cila kishte lindur ditën e diel, është me fat, pasi ka rënë në çatinë prej xhami, të pjesës së poshtme ku ndodhen bizneset.Ajo ka marrë plagë serioze në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Selanikut.
Po sipas mediave helene, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të 26-vjeçares shqiptare.Referuar gazetave greke, thuhet madje edhe se, shqiptarja nuk e kishte lindur fëmijën në spital, por tek shtëpia e prindërve.Pasi është marrë në pyetje nga policia, me akuzën e tentativës së vrasjes së fëmijës, 26-vjeçarja ka thënë se “nuk mund të rriste dot”. 4 fëmijët e tjerë dhe burri i saj jetojnë në Trikala, ndërsa 26-vjeçarja kishte shkuar tek prindërit muajt e fundit.
ma.me