• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nuk mund t’ia dalim mbanë! A është më Merkel e besueshme?

by Aalison Pearse Stevens
31/08/2016 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saktësisht para një viti, ajo shqiptoi fjalinë e famshme: “Do t’ia dalim mbanë!”. Angela Merkel hapi dyert dhe mirëpriti qindra mijëra refugjatë në Gjermani. Alexander Kudascheff mendon se nuk do t’ia dalim dot mbanë.

Ne nuk do t’ia dalim mbanë, sepse nuk e dimë atë që duhet të arrijmë. A duam vetëm të kujdesemi për njerëzit apo duam njëkohësisht edhe t’i integrojmë? Sepse nuk e dimë se kur do të mund të themi: ne ia dolëm mbanë. Pas më shumë se 25 vjetësh bashkim të Gjermanisë, ende shumë gjermanë thonë, ne nuk jemi bashkuar vërtet.

Sepse ne e kuptojmë këtë detyrë vetëm teknikisht, në vend të të kuptuarit kulturalisht – d.m.th. do të na duhej të mësonim që t’i pranojmë dallimet. Në vend të kësaj ne besojmë se refugjatët do ta zgjidhin problemin tonë demografik.

Refugjatët ne i kthejmë në imigrantë

Ne nuk do t’ia dalim mbanë, sepse nuk e kuptojmë se imigrantët janë më konservatorë dhe fetarë se ç’është mesatarisht shoqëria jonë moderne.

Sepse as ia kemi idenë se çfarë përpjekjesh do të nevojiten për t’i bërë që të ndihen si në shtëpinë e tyre njerëz që vijnë nga një kulturë tjetër.

Sepse ne vërtet kemi një fjalë të bukur si atdhe – por ua japim rrallë imigrantëve ndjesinë se ky mund të ishte edhe atdheu i tyre – nga pikëpamja gjuhësore, kulturore dhe politike.

Sepse ne nuk jemi një vend imigrimi, d.m.th. jo në aspektin racional, por shpesh në atë emocional me njerëz, të cilët vijnë te ne dhe me të cilët ne besojmë se duhet të merremi vesh.

Dhe sepse ne nuk i kërkojmë imigrantët, por vetëm i pranojmë

Sepse ne kemi një raport të gjymtuar me vetë kombin tonë – dhe prandaj nuk kemi një imazh të qendrueshëm pozitiv për veten dhe as nuk e përcjellim atë te të tjerët. E thënë ndryshe: ne nuk kemi kulturë orientuese, sepse kemi një atdhe të copëtuar.

Sepse, me gjithë fjalët, ne nuk jemi pozicionuar për t’u bërë një republikë shumëngjyrëshe, siç e përshkruan Presidenti ynë Federal nganjëherë me ngrohtësi të madhe.

Sepse integrimi do të jetë një detyrë e shekullit për më shumë se tri breza dhe ne i mbyllim sytë përballë kësaj sfide.

Sepse shumë imigrantë nga Siria ose Afganistani nuk do t’ia dalin mbanë, pasi ata nuk janë të përgatitur për vendin e industrializuar të rendimenteve të larta Gjermani – për kërkesat dhe ritmin e Gjermanisë.

Sepse shumë imigrantë, të matur me standardin tonë, nuk janë të aftë sa duhet dhe nuk dinë sa duhet.

Sepse “do t’ia dalim mbanë” është në rastin më të mirë vetëm një frazë, e cila do të thotë vetëm: unë jam optimist!

Sepse në cilësitë themelore të një qenieje gjermane nuk bën pjesë optimizmi, por më tepër frika gjermane.

Dhe: sepse një ditë ne do të themi, se ia kemi dalë mbanë – edhe kur nuk ia kemi dalë mbanë.

DW

Next Post
Politika shqiptare nuk njeh historinë e Ballkanit

Shqiptarët duhet të fillojnë festën e çlirimit real të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com