Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas qëndrimit 48 orësh në Slloveni, ka mbërritur mbrëmë pas mesnatës në aeroportin e Tiranës në Rinas, ku më pas rreth orës 04:00 të mëngjesit ka mbërritur në Prishtinë.
Atë dolën ta presin shumë bashkpartiakë por edhe disa prej simpatizantëve të AAK-së.
E lirimit të tij nga autoritetet sllovene, i janë gëzuar edhe bashkatdhetarët tanë. Sabi Gashi i cili qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një video i është drejtuar me disa fjalë liderit Haradinaj të cilin e ka quajtur nderi i kombit, transmeton Indeksonline.
Ai më pas nga gëzimi për ardhjen e Haradinajt në Kosovë i ka shkrepur një karikator me plumba.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte ndaluar nga autoritetet sllovene gjatë kthimit nga Berlini për në Prishtinë në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Indeksonline/