Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami ka kritikuar gazetarin e “The Economist” Tim Judah i cili ndoqi sot nga afër një prek aksineve antikanabis, në prani edhe të ministrit Tahiri.
Islami shkruan se kjo është një farsë nga e cila gazetari duhet të distancohet.
“Gazetari Tim Judah duhet te distancohet nga kjo farse… qe kane pergatitur keta mashtrues…dyshja Rama-Tahiri! Shpresoj te mos jete perzier Toni Bler ne kete farse!?”, shkruan Islami.
****
“Nderkohe qe Edi Rama i ka nxirre faqen Toni Blerit eshte tani rradha e Sajmir Tahirit qe ti nxije faqen prestigjiozes The Economist…Eshte turp dhe e paimagjinueshme qe nje gazetar i nje reviste me reputacion nderkombetar te shoqerohet me helikopter neper arrat me kanabisin nga ministri famekeq i Republikes se Kanabisit, i cili eshte kryeorganizatori i kultivimit te Kanabisit te Shqiperi. Ky eshte Ministri i Gjenerates se Kanabisit…Ky eshte Ministri i Degjenerates se Kultivimit te Kanabisit…
Nese Tim Judah, gazetari i The Economist desheron te shkruaje nje shkrim me te vertetat per kultivimin e kanabisit ne Shqiperi, duhet te kerkoje ndihme te gazetaret e ndershem investigative…te shume intelektuale te ndershem…dhe vetem te Sajmir Tahiri dhe Edi Rama nuk duhet te drejtohet…
Leti beje nje pyetje Tim Judah, edhe Tahirit edhe Rames, nese jane te gatshem te bejne testin e droges…
Dhe nese Tim Judah desheron te beje nje shkrim per Republiken e Kanabisit te drejtuar nga Rama dhe Tahiri te filloje ne fshatin e Ministrit te Brendshem…
Nese te gjitha keto nuk do te ndodhnin, atehere Sajmiri dhe Rama do ti nxijne faqen edhe prestigjiozes The Economist…
Tim Judah duhet te kete parasysh se shqiptaret e dine te verteten, po ashtu edhe te gjithe sherbimet e huaja inteligjente…Kjo e vertete nuk shtremberohet e fshihet dot…”, shkruan zv.kryeministri në hije”, shkruan Islami.
/a.m.