Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një fotografi që tregon se si mund të duket formacioni i Përfaqësueses së Kosovës me ardhjen e sulmuesit, Besart Berisha.
Sulmuesi 31 vjeçar, i Melbourne Victory, Besart Berisha ka hequr dorë nga shtetësia gjermane, për Kosovën. Ai ka vendosur që në këto vite të mbetura të karrierës së tij, të përfaqësojë Kosovën tanimë që është e njohur me të drejta të plota nga UEFA e FIFA.
Kosovës po ashtu i janë bashkuar edhe Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala, Adrian Ismaili, Arbër Zeneli, Valon Berisha e Sinan Bytyqi.
Kështu do të duket formacioni i Kosovës me Besart Berishën.