• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jo vetëm gjoba, bllokim patente nëse fëmijët nuk sigurohen në ndenjëse të posaçme

by A R
29/08/2016 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse nuk vendosni rripin e sigurimit në automjet edhe brenda qytetit, do të përballeni me një sanksion që shkon deri në 15 mijë lekë të rinj. Nëse udhëtoni me fëmijën në makinë, dhe nuk e siguroni në pajisje fiksuese, përveç sanksionit në vlerë monetare, do t’ju hiqet leja e drejtimit për një afat kohor nga 6-12 muaj.

Shefi i trafikut për Tiranën, Taulant Gjoka në një intervistë për “News 24” tha se pas hyrjes në fuqi të Kodit Rrugor për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë rritur sanksionet, por efekt më të madh ka dhënë lajmi për vendosjen e gjobës për rripin e sigurimit si edhe për pajisjet fiksuese për fëmijët nën 12 vjeç, edhe pse gjobat nuk kanë filluar të aplikohen. Sipas shefit të trafikut, 2 në 7 të aksidentuar rëndë, nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, i cili edhe pse nuk mund ta parandalojë aksidentin por minimizojë pasojat e tij.

Kodi i ri rrugor ka përcaktuar qartë se kush duhet të vendosë rripin e sigurisë, gjë që varet nga viti i prodhimit të makinës.

Afati për të filluar aplikimin e këtyre sanksioneve do të shtyhet deri në 5 shtator për t’u dhënë mundësi qytetarëve të informohen në lidhje me këto ndryshime.

Me nisjen e vitit të ri shkollor shefi i trafikut bën apel për prindërit që çojnë fëmijët në shkollë që ti sigurojnë në pajisjet fiksuese për të siguruar jetën e tyre.

Duke qenë se numri i aksidenteve rrugore për muajin gusht në krahasim me një vit më parë ka pësuar rritje (megjithëse aksidentet me pasoja të rënda janë ulur), shefi i trafikut Taulant Gjoka, thotë se është i nevojshën sensibilizimi i drejtuesve të mjeteve. Nëse ata zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe kanë kulturë në rrugë numri i aksidenteve do të ulet./a.m.

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Saimir Tahiri në gjendje të dehur kundërshton punonjësit e policisë, prangoset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com