Të paktën 60 persona u vranë sot në Aden në një sulm që mban autorsinë e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) që kishte si objektiv rekrutët e rinj të ushtrisë së Jemenit, që lufton njëkohësisht rebelët shiitë dhe grupet xhihadiste sunite.
Sulmi me autobombë më tragjiku i regjistruar më parë në qytetin më të madh në jug të Jemenit, prej rivendosjes nën autoritetin e qeverisë në korrikun e 2015.
Kjo situatë kaotike dëshmon vështirësitë e autoriteteve për rivendosjen e sigurisë në Aden, duke e shpallur si kryqendrën e përkohshme të Jemenit.
“ISIS-i mori menjëherë përgjegjësinë e sulmit duke lartësuar “operacionin e martirëve” të kryesuar nga një prej luftëtarëve të tij kundër një qendre rekrutimi të ushtrisë”, raportoi agjencia e lajmeve Amaq, organ propagandues i ISIS-it./r.a