Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike
Союз Советских Социалистических Республик
Soyuz Sovetskikh Sotsialisticheskikh Respublik |
|
|
Motoja
Пролетарии всех стран, соединяйтесь!
(Latizinuar:Proletarii vsekh stran, soyedinyaytes’!)
Shqip:Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni! |
Himni
“Internacionale”
(1922–1944)
“Himni i Bashkimit Sovjetik”
(1944–1991) |
Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore |
Kryeqëndra |
Moska |
Gjuhë të folura |
Gjuha ruse dhe 14 të tjera në nivel republikan |
Besimi fetar |
Asnjë (Shtet ateist)[2] (see text) |
Qeverisja |
Republikë socialiste federative |
Sekretar i përgjithshëm |
– 1922–1952 |
Joseph Stalin (i pari) |
– 1991 |
Vladimir Ivashko (i fundit) |
Head of State |
|
– 1922–1938 |
Mikhail Kalinin (i pari) |
– 1988–1991 |
Mikhail Gorbachev (i fundit) |
Head of Government |
– 1922–1924 |
Vladimir Lenin (i pari) |
– 1991 |
Ivan Silayev (i fundit) |
Legjislatura |
Supreme Soviet |
Periudha historike |
Periudha ndërmjet dy luftërave / Lufta e Dytë Botërore / Lufta e ftohtë |
– Themelimi |
1922 |
– Traktati i themelimit |
30 dhjetor |
– Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik |
26 dhjetor 1991[1] |
Sipërfaqja |
– 1991 |
22.402.200 km2 (8.649.538 sq mi) |
Popullsia |
– 1991 përllog. |
293.047.571 |
Dendësia |
13,1 /km2 (33,9 /sq mi) |
Valuta |
Rubla sovjetike (руб) (SUR) |
1Më 21 dhjetor 1991, njëmbëdhjetë nga ish-republikat socialiste deklaruan në Alma-Ata ( Gjeorgjia – merrte pjesë si vëzhguese) se me formimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike pushon së ekzistuari.
2Caktuar më 19 shtator 1990, ekzistuese në vazhdim.
3Qeveritë perëndimore si ato të Bashkimit Evropian dhe SHBA shohin Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë si të vazhdueshme dhe pa lidhje me republikat sovjetike përkatëse.
Rusia sheh RSS të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë si republikat përbërëse ligjore të BRSS dhe paraardhësit e shteteve moderne baltike. |
Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste (shkurt BRSS, rusisht: Союз Советских Социалистических Республик, СССР, tr.: Sojuz Sovjetskih Socialistiçeskih Respublik, SSSR), i njohur edhe si Bashkimi Sovjetik[3](rusisht: Советский Союз, tr.: Sovjetski Sojuz), ishte sipas kushtetutës shtet socialist që shtrihej në Euroazi prej vitit 1922 deri më 1991. Sidoqoftë, me përjashtim të disa periudha kalimtare (në veçanti pas vdekjes së Leninit më 1924 dhe të Stalinit më 1953), Bashkimi Sovjetik ishte de facto diktaturë, me pushtet të përqendruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit.
Dalë nga Perandoria Ruse pas Revolucionit Rus të 1917-ës dhe Luftës Civile Ruse (1918-1921), BRSS-ja ishte bashkim i disa republikave sovjetike, por sinekdoka Rusi — njësia federale më e madhe dhe mbizotëruese — vazhdoi të përdorej përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit. Kufijtë gjeografikë të BRSS-së ndryshuan me kohë, por pas aneksimeve madhore territoriale të vendeve baltike, Polonisë dhe Besarabisë, si dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej 1945 deri në shpërbërje, kufijtë përputheshin me ata të Rusisë së vonë perandorake, me përjashtim të Polonisë, gati gjithë Finlandës dhe Alaskës. Bashkimi Sovjetik shërbeu si model parësor për shtete të ardhshme komuniste gjatë Luftës së Ftohtë; qeverisja dhe organizimi politik i vendit përkufizoheshin nga partia e vetme politike, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik.
Prej 1945 deri në shpërbërje më 1991 — periudha e njohur si Lufta e Ftohtë — Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dy superfuqitë botërore që mbizotëruan agjendën botërore të politikave ekonomike, punëve të jashtme, operacioneve ushtarake, këmbimeve kulturore, përparimeve shkencore, përfshirë këtu edhe nisjen e eksplorimit të gjithësisë, si dhe garave sportive (olimpiadave dhe kampionateve të ndryshme botërore).
Themeluar fillimisht si bashkim i katër republikave sovjetike socialiste, BRSS-ja u nda në 15 “republika bashkimi” më 1956: RSS Armene, RSS Azerbajxhanase, RSS Bjelloruse, RSS Estoneze, RSS Gjeorgjiane, RSS Kazake, RSS Kirgize, RSS Letoneze, RSS Lituaneze, RSS Moldave, RSFS Ruse, RSS Taxhike, RSS Ukrainase, dhe RSS Uzbeke. (Prej aneksimit të RSS Estoneze më 6 gusht 1940 deri në riorganizimit e RSS Karelo-Finlandeze në RASS Kareliane më 16 korrik 1956, numri i “republikave të bashkimit” ishte 16.)
Historia
Historia e Bashkimit Sovjetik fillon më 7/8 nëntor 1917 me Revolucionin e Tetorit (sipas kalendarit të vjetër 25/26 tetor 1917). Në 1918 nga bolshevikët proklamohet Federata Socialiste Ruse e Republikave Sovjetike, nxjerra e Kushtetutës së parë dhe më 17 korrik vrasja e familjes së Carit. Më 3 mars 1918 nënshkruhet marrëveshja e paqes me të cilën Bashkimi Sovjetik heq dorë nga sundimi në Poloni, vendet Baltike, Ukrainë, Finlandë dhe nga vendet e kërkuara në Kazakistan nga ana e Turqisë. Në maj të po këtij viti pason krijimi i shteteve jugore, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.
Armata e Kuqe del si fituese kundër Armatës së Bardhë (Gardistët e Bardhë) dhe trupave nga jashtë. Gjatë viteve 1919/20 Armata e Kuqe ri-pushton Ukrainën, më 1920 pushton Armenin, Azerbajxhanin, më 1921 edhe Gjeorgjinë ndërsa fillon luftën me Poloninë që zgjatë deri më 1921. Më 1919 themelohet Kominterna. Bashkimi Sovjetik më 1920 nënshkruan marrëveshjen për paqe me Estoninë, Letoninë dhe Finlandën, armëpushimin me Poloninë me të cilën edhe ri-tërheq kufirin.
Gjatë vitit 1921 shtypja e kryengritjes kundër bolshevikëve katastrofa e urisë merr 4-5 milion jeta të banorëve. Lenini ndërmerr reforma ekonomike për mënjanimin e pasojave të luftës. Më 1922 Bashkimi i Federatës Ruse me Ukrainë, Bjellorusinë, Transkauzinë në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Po në këtë vit Stalin vije në postin e Sekretarit Gjeneral të Partisë Komuniste të Rusisë, krijo një grup dhe eliminon kundërshtarët (Trockij, Sinovjen, Kamenev, Buharin) dhe merr pozicione e të parit të Sovjetëve. Më 1924 vdesë Lenini, krijohen disa republika dhe disa ndryshime me karaktere të zgjedhjes së problemeve etnike.
Gjeografia
Që nga formimi i kësaj bashkësia e deri në zbërthimin e saj, sipërfaqja tokësore ka mbetur e njëjtë d.m.th siq është formuar që pas luftës së dytë botërore. Për dallim nga sipërfaqja e Perandorisë Ruse, BRSS-ja në gjirin saj ka pësuar disa ndryshime të teritorit. Si do që të jetë, BRSS-ja ka zënë një hapësirë më të madhe se Perandoria Ruse dhe me këtë ishte hapsira më e madhe në historin e njerzimit me një kryeqendër të përbashkët shtetrore. BRSS-ja sipas kufirit të pas vitit 1945, në perëndim kufizohej me Rumanin (1,208km), Hungarin (103km), Çekosllovakin (97km), Polonin (1,258) detin Lindor dhe Finlanden (1,340km) si dhe Norvegjinë (196km). Në veri kufizohej nga deti Baren, Karen, Laptev si dhe detin e Siberis lindore. Në lindje ndodhej deti Ohotkishë, deti Bering si dhe Oqeani Paqësorë. Në jug fillonte kufiri tokësor me Koren Veriore (19km), Republikën Popullore të Kinës (6,513km), Mongolin (3,485km), Afganistanin (2,264km), Iranin (2,013km), Turqinë (529km) si dhe me Detin e Zi. Gjatësia e vijës kufitare të BRSS-së ishte 19,025 kilometra. Kjo gjatësi ishte 1.000 kilometra më e gjatë se ajo e Rusisë (2008). Rreth 1/6 e sipërfaqës së tokës ishte hapësirë që e zinte BRSS-ja. Diku rreth 22,4 milion kilometra katrorë. Drejtëza horizontale lindje-perendim e shtrirjes së teritorit ishte diçka mbi 10 000 km e gjatë, ndërsa në njëren nga paralelet e globit arrinte gjatësin deri në 5 000 km. Me këtë sipërfaqe, BRSS-ja shtrihej në 11 nga 24 zonat kohore të planetit. Pasurit natyrore të saj ishin të përmasave planetare. Kështu ishte e njohur për qymyrgur, xehe hekuri, vaj e gazë tokësorë. Pjesët veri-lindore të BRSS-së dalloheshin për ngricat sunduese të përhershëme, ndërsa ato në pjesen qendrore të Azisë, për shkretira. Kështu përqindja e siprfaqes me Ngrica dhe shkretira të ngrira në veri shkonte deri në 8, ndërsa e shkretirave të thata e të nxehta në jug deri në 10% . Në anën tjeter përqindja e pyjeve në sipërfaqen e përgjithëshme ishte aty rreth 30. Po thuaj se gjysma e kësaj sipërfaqeje ishte e papërshtatëshme për tu urbanizuar, përshkak të motit të ftohtë gjatë pjesës më të madhe të vitit. Koha e motit të shkrirjes së pjesëve të mëdha, zakonisht është e shkurtë në këto anë dhe me këtë lë hapsirë shumë të vogël e të vështirë për urbanizim apo për bujqësi. Kështu që kjo dukuri bënë që edhe pse BRSS-ja kishte sipërfaqe më të madhe në dispozicion, sipërfaqja e banueshme dhe e punueshme e SHBA-së, ishte më e madhe. Sipërfaqja e tokave të punueshme ishte diku rreth 10% e sipërfaqës së tërë. Për dallim, SHBA-ja kishte 20% të sipërfaqes tokë të punueshme.
Sistemi Shtetëror
Sipas Kushtetutës bashkimi Sovjetik ishte Bashkësisë Shtetërore Shumë Nacionale Komuniste e cila kuptohej si diktaturë e proletariatit dhe që paraqitej me veprime totalitare me ndikime të ndryshme. Që me Kushtetutën e vitit 1936 (e bazuar në atë të 1924-ës) sigurohej roli prirës i Partisë Komuniste d.m.th Partisë Komuniste të BRSS-së në të gjitha lëmit shtetërore dhe shoqërore. Kjo e bënte që Bashkimi Sovjetik të kishte futur thellë sistemin shtetëror një partiakë që nga 1924-ta i cili ishte centralizuar dhe diktonte administratën, ekonominë dhe sistemin qeverisës.
Pas Kushtetutës së vitit 1977 (me ndryshime të shumëfishta; para së gjithash më 1 dhjetor 1988 dhe 1 mars e 26 dhjetorë 1990) sinjalizohej që Kryesia e Lartë Ekzekutive Sovjetike të kalonte në Kryesi kolektive. Kështu parashihej që funksioni i kryetarit të shtetit të i jepej të zgjedhurit drejt për drejt për një mandat pesë vjeçar. “De facto” praktikohej që Sekretari Gjeneral i Partisë Komuniste të BRSS-së të ishte prezantuesi më i lartë i shtetit, krye pari i shtetit.
Më 1990 presidenti i zgjedhur drejtë për drejtë për një mandat pesë vjeçar kishte një funksion të fuqishëm dhe merrte pozitën më të lartë, funksionin e krye parit të shtetit ndërsa veprimet e larta shtetërore dhe legjislative që nga 1989-ta i merrte Kongresi i Deputetëve të Popullit (2250 anëtarë, me mandate 5 vjeçare). Në kompetenca të kongresit ndër të tjera ishin edhe ndryshimet e Kushtetutës, çështjet themelore të brendshme dhe të jashtme si dhe zgjedhja e Krye Parit të Sovjetëve.
Si aktivist ligjvënës dhe organ kontrollues sinjalizohej Krye Pari i Sovjetëve (deri më 1989 Organi më i lartë/fuqiplotë) i përbërë nga dy dhoma me të drejta të barabarta dhe që secila kishte nga 271 deputet me mandat 5 vjeçar (të Bashkimit dhe të Kombeve). Nën kompetencat e tyre ishin ndër të tjerat edhe emërimi i kabinetit nën udhëheqjen e kryeministrit dhe të gjykatës kushtetues të Bashkimit Sovjetik. Punët e qeveris ishin në duar të Këshillit të Ministrave (deri më 1946 Këshilli i Komisionarëve të Popullit) nën udhëheqjen e kryeministrit.
Me fshirjen e të drejtës udhëheqëse të Partisë Komuniste të BRSS-së nga Kushtetuta në vitin 1990 u krijuan rrethanat e krijimit të sistemit shumë partiak. E drejta kushtetute e BRSS-së, 15 Republikat i shikonte si shtete të pavarura me të drejtë shkëputje, në të vërtet gjitha kompetencat gjendeshin në duar të Bashkësisë, shteti dhe kisha ishin të ndara. Kushtetuta i garantonte qytetarëve lirinë fetare dhe ateistëve propagandën kundër fesë. Feja ishte e kufizuar në lëmin kulturorë ndërsa veprimet fetare me fëmijët dhe të rinjtë ishin të ndaluara.
Sistemi Administrativ
Fjalortha:
- RSS – Republika Socialiste Sovjetike
- BRSS – Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike
- Shtete të sotshme: Shtete apo Republika të shpallura të pavarura më 1991 nga Bashkimi Sovjetik.
- GUS: Bashkësia e Shteteve të Pavarura
- NATO: Anëtar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (Bllokun perindimor)
- EU: Anëtar në Bashkimin Evropian
- EURASEC: Anëtar në Bashkësinë Ekonomike Euro-Aziatike
- GUAM: Anëtar në Aleancën e njohur si GUAM (Gjeorgji-Ukrainë-Azerbajxhan-Moldavi)
- OVKS: Anëtar në Organizaten e Sigurisë Kolektive
- SCO: Anëtar në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait
- Vëzh.: Vëzhgues në EURASEC
Republika |
Kryeqyteti |
Banorë 1989[4] |
% në total |
Ban. në qershor 2007 |
+/-(1989–2007) |
Dendësia~ |
Sipërfaqja (km²) |
% në total |
RSFS e Rusisë |
Moska |
147.386.000 |
51,40 % |
141.377.752 |
−4,0 % |
8,6 |
17.075.200 |
76,62 % |
RSS e Ukrainës |
Kievi |
51.706.746 |
18,03 % |
46.299.862 |
−10,5 % |
85,6 |
603.700 |
2,71 % |
RSS e Uzbekistanit |
Tashkenti |
19.906.000 |
6,94 % |
27.780.059 |
+39,6 % |
44,5 |
447.400 |
2,01 % |
RSS e Kazakstanit |
Almatini |
16.711.900 |
5,83 % |
15.284.929 |
−8,5 % |
6,1 |
2.727.300 |
12,24 % |
RSS e Bjellorusisë |
Minsku |
10.151.806 |
3,54 % |
9.724.723 |
−4,2 % |
48,9 |
207.600 |
0,93 % |
RSS e Azerbajxhanit |
Baku |
7.037.900 |
2,45 % |
8.120.247 |
+15,4 % |
81,3 |
86.600 |
0,39 % |
RSS e Gjeorgjisë |
Tiflisi |
5.400.841 |
1,88 % |
4.646.003 |
−14,0 % |
77,5 |
69.700 |
0,31 % |
RSS e Taxhikistanit |
Dushanbeu |
5.112.000 |
1,78 % |
7.076.598 |
+38,4 % |
35,7 |
143.100 |
0,64 % |
RSS e Moldavisë |
Kishinau |
4.337.600 |
1,51 % |
4.320.490 |
−0,4 % |
128,2 |
33.843 |
0,15 % |
RSS e Kirgistanit |
Bishkeku |
4.257.800 |
1,48 % |
5.284.149 |
+24,1 % |
21,4 |
198.500 |
0,89 % |
RSS e Lituanisë |
Vilniusi |
3.689.779 |
1,29 % |
3.575.439 |
−3,1 % |
56,6 |
65.200 |
0,29 % |
RSS e Turkmenistanit |
Ashgabati |
3.522.700 |
1,23 % |
5.097.028 |
+44,7 % |
7,2 |
488.100 |
2,19 % |
RSS e Armenisë |
Jerevani |
3.287.700 |
1,15 % |
2.971.650 |
−9,6 % |
110,3 |
29.800 |
0,13 % |
RSS e Letonisë |
Riga |
2.666.567 |
0,93 % |
2.259.810 |
−15,3 % |
41,3 |
64.589 |
0,29 % |
RSS e Estonisë |
Talini |
1.565.662 |
0,55 % |
1.315.912 |
−16,0 % |
34,6 |
45.226 |
0,20 % |
Popullsia
Sipas regjistrimit të fundit të përgjithëshem të popullsisë, të mbajtur më 1988, në 15 Republikat e Bashkimit Sovjetik jetonin 286,717 milionë banorë. Republika Socialiste Federative Ruse, shkurt RSFS Ruse, si për nga sipërfaqja, po ashtu edhe për nga numri i banorëve ishte në krye të republikave tjera. Kjo i mundësonte edhe në aspektet tjera politiko-ekonomike e shoqërore që të jetë si “lokomotivë” e BRSS-së pothuaj në çdo aspekt. Zhvillimi dhe dyndja e popullsisë në hapësirën e BRSS, ka pasur pikat e veçanta të saj. Kështu me bashkimin anësor të shteteve balltike më 1939, në statistika paraqitet rritje e dukshme e popullsisë. Një zhvillim i ngjashëm paraqitet edhe me futjen e teritoreve Moldave, pastaj rritjes teritoriale të Bjellorusisë dhe të Ukrainës në drejtim të Polonisë. Numri i banorëve gjatë viteve të luftës 1941-1945, për shkakë të vdekjeve të parakohshme, pasqyrohet më i vogël.