• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(FOTO) Rindërtimi i shkollës “Hoxha Tahsin” Erion Veliaj: Gati për shtatorin tjetër

by Aalison Pearse Stevens
28/08/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Bashkia e Tiranës ka filluar ndërtimin e një prej 20 shkollave të parashikuara në projekt. Shkolla 9 vjeçare “Hoxha Tahsin”, ndodhet në fazën e hedhjes së themeleve dhe sipas kryebashkiakut Veliaj i cili ishte i pranishëm në inspektimin e punimeve, do të jetë gati shtatorin tjetër.
Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti Besnik Bare dhe Administratori i Njësisë nr. 2, Elez Gjoza, pasi u njoh me detajet e projektit dhe afatet e realizimit të tij, garantoi se shkolla do të ofrojë jo vetëm më shumë vende, por edhe kushte bashkëkohore për të gjithë nxënësit që do ta frekuentojnë atë.

“Jam shumë i mbresuar që në një periudhë shumë të shkurtër janë hedhur themelet për shkollën e re. Jemi në një situatë kritike në Tiranë, për disa arsye: së pari, kemi mbi 20 shkolla me dy turne në zonën urbane, çka do të thotë se e kemi të nevojshme ndërtimin e shkollave të reja. Ndërkohë që ne përgatisim projektin e madh se si në partneritet publik-privat do të fillojmë menjëherë ndërtimin e 20 shkollave, është shumë e rëndësishme që ato financa që kemi mbledhur këtë vit, të fillojmë t’i disbursojmë në këto investime”, tha Veliaj

“Hipoteka jonë për të ardhmen nuk janë rruga, asfalti, llaç e tulla, sepse edhe po u prishën, i rregullojmë. Por, janë arsimi dhe shkollat, ndaj besoj që sot po lidhim një hipotekë jo për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme, që është më e rëndësishme se çdo betejë tjetër”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Paralelisht me ndërtimin e shkollës “Hoxha Tahsin”, Veliaj tha se po ndërtohet edhe një shkollë të re në Kombinat dhe një tjetër te Bregu i Lumit. Ai theksoi se, ndërsa vijon puna për ndërtimin e këtyre tre shkollave, Bashkia e Tiranës është angazhuar plotësisht që të riparojë, lyejë dhe pastrojë të gjitha shkollat ekzistuese në territorin e Tiranës, në mënyrë që të jenë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Në njësinë nr. 2 po mbarojmë me rikonstruksionin e disa shkollave, si shkolla “1 Maji”, dhe po rehabilitojmë të 200 shkollat e Tiranës, nga Shëngjergji në Bllok”, shtoi kryetari i bashkisë.

Veliaj bëri të ditur se në këtë prag fillimi të sezonit të ri shkollor, në bashkëpunim Drejtorinë Arsimore, po punohet për shmangien e shkollave me dy turne.

“Për herë të parë në Tiranë do të ketë vetëm 2 gjimnaze me dy turne: “Ismail Qemali” dhe “Sami Frashëri”. Në momentin që do të ndërtojmë shkollat e reja, brenda një viti do të sistemojmë problematikën e shkollave me dy turne. Ky mandat do të mbyllet pa pasur asnjë shkollë me dy turne në Tiranë”, u shpreh ai.

Për të shmangur mbingarkesat në disa shkolla, Veliaj u bëri thirrje prindërve që të jenë bashkëpunues dhe t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollat më të afërta, pasi kushtet dhe cilësia e mësimdhënies është e njëjtë.

“Kemi siguruar që mësuesit e mirë të shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë territorin e Tiranës, jo vetëm aty ku dyndja është më e madhe. Fëmijët do të kenë mësues cilësorë në të gjitha shkollat, çka do të thotë se nëse DAR-i ju këshillon të regjistroni fëmijën tuaj në pikën më të afërt të arsimit, në shkollën më të afërt, ju lutem respektoni këtë vendim! Duke u dyndur, në vend që t’i bëjmë më të mira shkollat ekzistuese, i bëjmë më të këqija, bie cilësia, shtohen klasat, hiqet përqendrimi, bie edhe rendimenti i  punës në shkolla”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se është e pafalshme që disa shkolla janë me dy turne, ndërkohë që në disa të tjera ka vende bosh.

veliaj te shkolla hoxha tahsin

veliaj te shkolla hoxha tahsin

veliaj te shkolla hoxha tahsin

Next Post
Replikë me gazetarin e “sypeshkaqenit”

Tirana nuk mund të jetë peng i kësaj pakice zengjine, që festojnë me bomba dhe po na shk…. qytetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Florjan Binaj i del përballë PD-së, paralajmëron kandidimin për Bashkinë e Tiranës edhe pa mbështetjen e opozitës!

Florjan Binaj i del përballë PD-së, paralajmëron kandidimin për Bashkinë e Tiranës edhe pa mbështetjen e opozitës!

September 5, 2026
Vapa e zgjatur godet të sëmurët kronikë, mjekët tregojnë kur temperaturat e larta bëhen urgjencë për pacientët neurologjikë

Vapa e zgjatur godet të sëmurët kronikë, mjekët tregojnë kur temperaturat e larta bëhen urgjencë për pacientët neurologjikë

September 5, 2026
HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ KUJDES nga vendimet e nxituara se do e pësoni! Këto shenja do kenë sqarime për të dhënë në çift

Ja shenjat e horoskopit që më në fund lënë pas të shkuarën, ndryshime të forta dhe një kapitull i ri pas 5 shtatorit

September 5, 2026
Zbulohet 48-vjeçari i dyshuar për sabotimet ndaj rrjetit energjetik në Gjermani, gjenden pajisje shpërthyese pranë nënstacioneve

Zbulohet 48-vjeçari i dyshuar për sabotimet ndaj rrjetit energjetik në Gjermani, gjenden pajisje shpërthyese pranë nënstacioneve

September 5, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrje me helikopter për mbrojtjen e banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrje me helikopter për mbrojtjen e banesave

September 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Fundi i romancës së Flamingove me Instagramin

September 5, 2026
Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Berisha ndryshon në moment të fundit vendin e takimit në SHBA, paralajmërohen protesta në aktivitetin e kreut të PD (VIDEO)

September 5, 2026
“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Jozefin Markut, policia: E gjetëm në banesën e shokut në Fushë-Krujë

“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Jozefin Markut, policia: E gjetëm në banesën e shokut në Fushë-Krujë

September 5, 2026
Rama mesazh Serbisë pas varrimit të Ratko Mlladiç: S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Rama mesazh Serbisë pas varrimit të Ratko Mlladiç: S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

September 5, 2026
Zjarri në Levan/ Flakët përfshijnë makinat e dy policëve që u shkuan në ndihmë banorëve

Zjarri në Levan/ Flakët përfshijnë makinat e dy policëve që u shkuan në ndihmë banorëve

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com