Pas të rinjve të LSI, edhe Forumi Rinor Eurosocialist ka çelur në Jalë kampin veror. Mësohet se në të marrin pjesë mbi 500 të rinj, 285 prej tyre janë garuesit e fazës së dytë të FRESSH Voice.
Pas fazës së parë që konsistonte në garën online, FRESSH është mbledhur tanimë për të zhvilluar akademinë politike verore.
Në fjalën përshëndetëse Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, theksoi se “Partia Socialiste është forca e të rinjve. Kryeministri Rama dhe Qeveria e majtë nuk i kanë tradhëtuar kurrë interesat e brezave të ardhshëm, duke i konsideruar si pasuria më e madhe e vendit”. Më tej Spiropalli shtoi se “FRESSH është forumi që ka bërë histori, e ndaj duhet të jeni krenarë që i keni dhënë frymën tuaj këtij forumi progresist.”
Duke ju përgjigjur skeptikëve të aktivizmit politik Elisa Spiropali kishte një mesazh “Mos i dëgjoni skeptikët, ndryshimin e sjellin vetëm ata punojnë.”
Burime nga PS thonë se të rinjtë e FRESSH do e mbyllin akademinë verore në datën 1 shtator, nga ku do të fillojë faza e fundit për zgjedhjen me “një anëtar një votë” të kryetarit të FRESSH. Ndërkohë, të rinjve të FRESSH pritet t’u bashkohet edhe Kryeministri, Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti Pandeli Majko etj. /r.a