• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëzimi ri, formula e re e notave në shkollat e mesme

by A R
27/08/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka firmosur një udhëzim të ri, për mënyrën si do përcaktohet nota përfundimtare në arsimin e mesëm (gjimnazet). Në këtë udhëzim nenvizohet se mësuesit duhet të vendosin nota duke u bazuar te disa kritere të reja, ndërkohë që ndryshon tërësisht formula si do vendoset nota përfundimtare.


 “Qëllimi kryesor i vlerësimit është gjykimi mbi arritjet e nxënësit referuar filozofisë dhe përmbajtjes së kurrikulës bazuar në kompetenca, si dhe të mbështesë të nxënit dhe përparimin e nxënësit. Ky qëllim përmbushet nga kombinimi i vlerësimit për të nxënë dhe i vlerësimit të të nxënit, bazuar në kornizën e vlerësimit të nxënësit në arsimin parauniversitar”, – thuhet në udhëzimin nr.14 të Ministrisë së Arsimit. Vlerësimi për nxënësit kryhet nëpërmjet vlerësimit të vazhduar (sipas shënimeve në evidencat e mësuesit), vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse dhe vlerësimit të portofolit lëndor të nxënësit.

Vlerësimi i vazhduar

Vlerësimi i vazhduar bazohet në vëzhgimet dhe gjykimet e mësuesit mbi përgjigjet me gojë ose me shkrim, punët në grup, diskutimet e mësuesit me nxënësit, vetëvlerësimin e nxënësit, vlerësimin e nxënësit nga nxënësi, pjesëmarrjen në aktivitete dhe debatet në klasë, vlerësimin e detyrave të shtëpisë apo të klasës etj.

Vlerësimi me test/detyrë përmbledhëse

Vlerësimi me test/detyrë përmbledhëse ka për qëllim të matë nivelin e arritjeve të nxënësit për një grup të caktuar rezultatesh të nxëni, në përfundim të tremujorit. Ky vlerësim e orienton mësuesin për të përmirësuar mësimdhënien dhe procesin e të nxënit.

Vlerësimi me portofol lëndor
Vlerësimi i nxënësit bazuar në portofol lëndor, bëhet në përfundim të çdo tremujori dhe ka për qëllim vlerësimin e nxënësit në një kontekst të gjerë, duke përfshirë dokumentimin e kontributeve dhe arritjeve të tij për lëndën, për kompetencat kyçe, për punën individuale dhe në grup, krijimtarinë, talentin, si dhe për aspekte të gjykimit dhe reflektimit të nxënësit për veten dhe të tjerët.

Vlerësimi periodik

Vlerësimi periodik tremujor jepet nëpërmjet 3 notave të veçanta, për: – vlerësimin e vazhdueshëm me notë, që bazohet në shënimet e mësuesit të mbajtura në evidencat për periudhën tremujore, duke gjykuar në mënyrë progresive.

Vlerësimi përfundimtar

Vlerësimi përfundimtar kryhet në përfundim të vitit shkollor me notë dhe përshkrim referuar niveleve të arritjes.

Nota

Hapat për njehsimin e notës përfundimtare vjetore, janë: përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhdueshëm (NVV), bazuar në tri notat tremujore, duke gjykuar në mënyrë progressive. /r.a

Next Post
“Më në fund”… dhe Vesa publikon ‘zogun’ dhe gjoksin (Foto +16)

"Më në fund"... dhe Vesa publikon 'zogun' dhe gjoksin (Foto +16)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com