Partia Demokratike çeli sot fushatën në Dibër ku u prezantua kandidati për kryetar bashkie Sherefedin Shehu. Në takimin elektoral ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili u ndal gjerësisht në atë që është kthyer në një prej pikave kryesore të kësaj fushate, “Rruga e Arbrit”. Basha tha se ky projekt do të realizohet nga demokratët në qeveri, duke shtuar se ai kur të jetë kryeminsitër do mbështesë projektet e Sherefedin Shehut kryebashkiak.
“Kam ndjekur programin e prioritetet që ka shpalosur Sherefedini dhe nesër si kryeministër do mbështes çdo projekt të kryebashkiakut të Dibrës.Vitin tjetër ne do jemi në pushtet dhe do përfundojmë të gjitha projektet duke përfshirë këtu edhe rrugën e Arbrit.Ne do përfundojmë rrugën e Arbrit, fatkeqësia më e madhe për dibrën shqipërinë e rrugën e Arbirt ishte rilindja, e varrosi këtë rrugë, sic varrosi çdo projekt për Shqipërinë. Ai i bën rrush e kumbulla paratë e buxhetit. Ai i harxhon për fasada e orendi, mobilime e godina qeveritare. S’ka bërë asnjë rrugë, ato që iu thotë ju janë gënjeshtra dhe gënjeshtrat e tij janë përçmimi për dibranët. Mencuria dibrane është virtyt kombëtar, ti mbash me gënjeshtra do të thotë ti përçmosh”, tha Basha.
Më tej akuzoi kryeminsitrin Rama se e la Dibrën në harresë. basha deklaroi se rama i mashtroi sa për votat, por DIbra është zhytur në varfëri.
“Erdhi në Peshkopi e nuk iu kërkoi falje dibranëve, e shau dhe e fyeu ish-kryetarin e tij, a thua se nuk ishte ai që tha se Xhelili do rilindte Dibrën. Nuk iu tha pse e hoqi Canin nga Ministër i Financave. E hoqi se iu bë pengesë për të vjedhur taksat me koncesionin e vëllait të tij. Nuk iu tha pse u prish projekti me kinezët për rrugën e Arbirit, por ai e shpalli tre herë se u mbyll kontrata dhe punimet nuk filluan, sepse deshi pazare por pazari u prish me kinezët, për Pazar iu prish rruga e Arbrit. Për Skavicën nuk u tha gjë, sepse është korruptim me turqit. Sot ka një arsye, një emër që shpreh respektin tim dhe PD për Dibrën, Sherefedin Shehun që ka nderuar Shqipërinë. Dibra do të ketë kryebashkiakun më të nderuar e të zotin, një njeri të ndershëm. Ai përfaqëson shqiptarin e fortë. Shehu përfaqëson dibranin me karakter. Ai punon për njerëzit, jo për miqtë e klientët. Njeri pa interesa biznesi, Dibra nuk ka nevojë për biznesmenë, por punë e dinjitet. Ai ka pjekurinë, aftësinë, përvojën e durimin dhe nderin që i duhet Dibrës e gjithë Shqipërisë. Nuk është njeri i fjalëve, por është njeri i punës. Kandidojmë në Dibër me një program konkret, ndaj kemi një kandidat e profesor të nderuar, njeri që kishte karrierë të sigurtë, por zgjodhi të shërbejë në Dibër sepse lidhja e dibranëve është detyrimi që ndjen dhe i tillë është Sherefedini” tha Basha./a.m.