Një proverbë kineze thotë se nuk janë perlat më të çmuarat në jetë, por pesë kokrrat e tokës, nga të cilat orizi është më i rëndësishmi.
Orizi është një nga ushqimet më ushqyese. Përmban një sasi të madhe të karbohidrateve, që konvertohen direkt në energji në trup, dhe proteina, të cilat ofrojnë të gjitha aminoacidet esenciale që janë të nevojshme për zhvillimin e muskujve. Përmban gjithashtu sasi të mëdha të vitaminave B dhe E, si dhe elemente të tilla si hekur, magnez, fosfor dhe selen.
Në ditët e sotme, proteinat e orizit përdoren së shumti në produktet kozmetike. Në saje të pajtueshmërisë së tij me lëkurën dhe vetinë që ka për të formuar një shtresë mbrojtëse mbi të, orizi shërben si një hidratues i mirë që i jep lëkurës energji dhe elasticitet. Gjithashtu ai mund të përdoret edhe për flokët, duke ndikuar në mënyrë pozitive në elasticitetin dhe forcimin e fijeve.
ma.me