Një person ka kryer vrasjen e nëntë personave gjatë një sulmi në një kishë historike afro-amerikane në Charleston të Karolinës së Jugut. Policia dhe kryetari i qytetit e kanë përshkruar si një krim të urrejtjes.
Gjashtë femra dhe tre meshkuj vdiqën gjatë sulmit. Policia amerikane nisi sot kërkimet për një person të bardhë, i identifikuar si 21-vjeçari Dylann Roof. Pas shumë orësh, Roof u ndalua ndërsa pritet një raport më i plotë rreth shkaqeve të masakrës që ai kreu.