Kryetarja e LDGSH-së deputetja Albana Vokshi, ishte në Fushë-Krujë në takim me gratë dhe vajzat e kësaj zone në mbështetje të kandidatit Hamdi Pasha. Në qendër të fjalës së saj ishte papunësia e lartë e nënave dhe grave të Fushë Krujës, për shkak dhe të mbylljes së bizneseve nga taksat e larta dhe nga ulja e ndjeshme e fuqisë blerëse.
Vokshi tha se gratë dhe vajzat në 21 Qershor do të votojnë për shpëtimin e familjeve të tyre nga mjerimi dhe për punësimin e tyre si standart kryesor për një status të fortë e të pavarur të tyre në shoqërinë shqiptare.
“Kryeministri Edi Rama dhe kjo qeveri nuk e sheh gruan si forcë kryesore të zhvillimit të qyteteve por si burim për vota, sepse mendon se ato manipulohen lehtë nga mashtrime dhe barcaletat e tij. Nëse Rama do të respektonte vërtetë gratë, nuk do të lejonte heqjen e KEMPI-it dhe invaliditetit te gratë e sëmura, dhe mijëra nënave dhe kryefamiljareve në nevojë nga lista e ndihmës sociale” – tha Vokshi.
“Ju do ti hapin rrugë programit të kandidatit Pasha, sepse ka nisma konkrete për punësimin e grave, dhe kryefamiljareve në nevojë, si dhe hapjes së biznesve nga vetë ju me lehtësi të madhe fiskale. Asnjëra prej jush nuk do ta coj votën dëm për të përkrahur Rilindjen e krizës dhe premtimeve boshe të kandidatëve të saj.”, theksoi ndër të tjera deputetja.