Shtetasi shqiptar, Ali Qazimaj, i cili akuzohet për vrasjen e një çifti pensionistësh në Britani ka dalë sot para gjykatës në Ipsuiç pasi u ekstradua nga Luksemburgu.
Qazimaj në fjalën e tij të para para gjyqtarit tha se ai e shpallte veten të pafajshëm dhe se nuk ka bërë asnjë krim.
Madje, ai pati thënë se quhej Vital Dapi. Megjithatë, gjykata nuk e mori parasysh deklaratën e tij, pasi provat janë që Qazimaj i ka vrarë dy të moshuarit dhe më pas u arratis në Francë dhe prej andej në Luksemburg.
Gjithashtu, thuhet se Qazimaj, i cili është nga rrethinat e Tiranës, ka shkuar në Britani gjatë luftës në Kosovë me identitete të rreme./panorama/a.k