Pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit të sotëm, ku babai mostër kishte përdhunuar të bijën 15-vjeçare, një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Fier. Siç mësohet një grua është ngacmuar seksualisht nga fqinji saj.
Siç njofton policia, ditën e djeshme nisën hetimet për 50- vjeçarin S.T., me banim në Mbrostar Ura, pasi dyshohet se, ka ngacmuar seksualisht shtetasen T.B., 51 vjeçe, komshije me të. Noa.al mëson se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa gruaja kishte dalë në kopshtin e saj për të ujitur lulet, kur 50- vjeçari ka nisur ta prekë në pjesët intime të trupit.
E shokuar nga veprimi i papritur dhe i pahijshëm i komshiut, ajo ka bërë rezistencë duke mundur të largohet.
Pas kësaj gruaja është drejtuar në polici, ku e ka denoncuar fqinjin e saj për ngacmim seksual duke ndjekur rrugën zyrtare, për të ruajtur kështu familjarët nga ndonjë gjaknxehtësi e mundshme.
Për shkak se gjithçka ka mbetur në tentativë, S.T., po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit./a.m.