Dy persona kanë ngelur të plagosur ditën e sotme, pasi është thyer dera e dyqanit të Federatës Shqiptare të Futbollit në rrethana që ende nuk dihen.
Në ambientet e dyqanit të FSHF-së që ndodhet tek Rruga e Elbasanit, janë mbledhur shumë njerëz, ndërsa disa minuta më vonë ka mbërritur edhe policia, por ende nuk bëhet me dije sesi është thyer dera.
Ndërkohë, një dëshmitar për Jetaoshqef.al bën me dije se të lënduarit kanë marrë dëmtime të lehta, ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim deri tani për këtë ngjarje.