Pesë shtetas të Kosovës janë shpëtuar mesditën e sotme në plazhin e Durrësit pasi rrezikonin të mbyteshin.
Mësohet se pesë qytetarët të cilët ndodheshin për pushime në qytetin bregdetar, kishin dalë në det me një mjet lundrues.
Shkak për rrezikun është bërë deti i trazuar si dhe mbipesha në varkë e cila më pas është fundosur.
Policia ka bërë thirrje të vazhdueshme që pueshuesit të tregohen të kujdesshëm gjatë sezonit turistik.