Përmbytjet në Luiziana shënuan 13 të vdekur, sipas një bilanc paraprak, ndërsa rënia e nivelit të ujit mundësoi vlerësimin e saktë të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura në këtë shtet të pjesës jugore amerikane.
Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar tashmë disa dhjetëra mijëra persona ndërsa niveli i ujit kishte arritur në pikën më të lartë. Ditën e sotme po kryhen kontrolle në çdo qendër banimi për identifikimin e viktimave të mundshme në jug të Luizianës, e përfshirë nga përmbytjet prej së premtes së kaluar.
Një zëdhënëse e guvernatorit konfirmoi se bilanci ishte përkeqësuar në 11 të vdekur një ditë më parë, ndërsa mëngjesin e sotëm u shënua në 13 viktima. /r.a