Disa nga gjyqtarët që mbyllën 21 Janarin si dhe firmosën vendime qesharake për të akuzuarit për shpërthimin e Gërdecit, posedojnë pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare, ndoshta edhe të pajustifikuara me të ardhurat e deklaruara. Treshja e gjykatësve Evjeni Sinoimeri, Ervin Metalla dhe Agim Bendo, të cilët vrasjet e kryera nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo i kanë konsideruar “vrasje nga pakujdesia”, kanë deklaruar pranë ILDKP apartamente, makina luksoze, biznese, të ardhura nga burime të ndryshme si dhe llogari të majme.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, Evjeni Sinoimeri, deklaron se ka shitur tre apartamente, por në deklaratën e pasurisë nuk figuron vlera e shitjes së pasurive të paluajtshme si dhe as burimi i krijimit të tyre. Zonja deklaron se ka lidhur kontratën e shitjes së dy apartamenteve në Tiranë dhe një apartamenti në Durrës. Për vitin 2015, Sinoimeri deklaron pranë ILDKP pagën vjetore si gjyqtare e Apelit 1 376 880 lekë, 138 357 lekë të ardhura nga puna e bashkëshortit si specialist IT pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 326 947 lekë të ardhura nga puna e djalit si specialist në sektorin e sigurisë Pranë Bankës së Shqipërisë, 446 144 lekë, të ardhura nga interesat e marra nga investimi në obligacione, kredi bankare 5 000 000 lekë, 18 mijë USD gjendje CASH në emër të djalit Silvi Sinojmeri etj.
Ndërkaq, Ervin Metalla deklaron dy makina me vlerë 5 500 euro dhe 1 200 000 lekë. Ai thotë se ka zgjidhur kontratën për blerjen e një apartamenti banimi si dhe ka lidhur kontratën me një sipërmarrje tjetër për të blerjen e një apartamenti me vlerë 7 500 000 lekë. Metalla deklaron 1 500 000 lekë gjendje cash, 1 230 609 lekë të ardhura nga paga etj.
Gjyqtarët e Gërdecit
Fatmira Hajdari, pjesë e turpit gjykues të çështjes Gërdeci, deklaron se bashkë me djalin ka lidhur një kontratë në vitin 2013, për ndërtimin e një pallati 10-katësh mbi një truall me sipërfaqe 890 m2. Zonja deklaron një dyqan pranë Ambasadës Amerikane, shitjen e një apartamenti 49 888 euro, të ardhura nga kontrata e qerasë 720 000 lekë si dhe një kredi 19 000 000 për rikonstruksion e një ambienti të marrë me qera, 280 m2, pranë Qytetit Studenti. Ndërkaq, Ridvan Hado, pjesë e turpit gjykues të çështjes Gërdeci, deklaron shitjen e një apartament banimi 1+1 në vlerën 450 000 lekë, viti 2009. Hado deklaron gjithashtu 153 750 lekë të ardhura si dëmshpërblim për të përndjekurit politik, kësti i parë si trashëgimtar nga daja, kredi në Bankën e Shqipërisë, kredi në një bankë të nivelit të dytë etj.
Shefkie Demiraj
Shefkie Demiraj, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës, e cila ka qenë pjesë e trupit gjykues për dosjen Gërdeci, deklaron tre paga: Pagën e saj si gjyqtare 1 319 745 lekë, 822 322 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortit si drejtor i Përgjithshëm i AMK në Bashkinë Tiranë si dhe 63 450 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortit si këshilltar i Njësisë Bashkiake Nr. 2. Ajo deklaron disa llogari në emër të saj, të djalit dhe bashkëshortit. Megjithatë, zonja në fjalë thotë se djali i saj ka marrë ndihmë ekonomike nga Njësisë Bashkiake Nr. 2, ku punon bashkëshorti.
Metalla
Ervin Metalla deklaron se ka zgjidhur kontratën për blerjen e një apartamenti banimi si dhe ka lidhur kontratën me një sipërmarrje tjetër për të blerjen e një apartamenti me vlerë 7 500 000 lekë.
Metalla deklaron 1 500 000 lekë gjendje cash, 1 230 609 lekë të ardhura nga paga etj.
Sinoimeri
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, Evjeni Sinoimeri, deklaron se ka shitur tre apartamente, por në deklaratën e pasurisë nuk figuron vlera e shitjes së pasurive të paluajtshme si dhe as burimi i krijimit të tyre.
Pasuria e gjyqtarëve të 21 Janarit dhe Gërdecit
Evjeni Sinomeri, gjyqtare e 21 Janarit
Shtuar pasuria me kursime të mbetura nga të ardhurat familjare, 1 950 000 lekë.
Apartament banimi në Tiranë, kemi lidhur kontratën e shitjes dhe kemi përfunduar regjistrimin pranë ZRPP.
Apartament banimi në Tiranë, kemi lidhur kontratën e shitjes dhe kemi përfunduar regjistrimin pranë ZRPP.
Kontratë shitje të një apartamenti në Durrës.
Të ardhura nga puna ime si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 376 880 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si specialist IT pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 138 357 lekë.
Të ardhura nga puna e djalit si specialist në sektorin e sigurisë Pranë Bankës së Shqipërisë, 1 326 947 lekë.
Të ardhura nga interesat e marra nga investimi në obligacione, 446 144 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 000 000 lekë, me afat 25 vjet dhe normë interesi 3 %, detyrimi financiar i pashlyer 3 171 052 lekë.
Gjendja cash, 2 300 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Djali, Silvi Sinojmeri pronar me 50 % e një automjeti, vlera 5 400 dollarë.
Djali, Silvi Sinojmeri gjendje CASH 18 mijë USD.
Ervin Metalla, gjyqtar i 21 Janarit
Pronar një veture tip Mercedes Benz në vlerën 5 500 euro.
Pronar i një autoveture, blerë 1 200 000 lekë.
Zgjidhje kontratës së porosisë për blerje apartament banimi me kredi dhe lidhje e një kontrate të re sipërmarrje në të njëjtën vlerë, përkatësisht 7 500 000 lekë.
Gjendja cash, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 230 609 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në programin e trajnimit vazhdues dhe pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 75 600 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në qendrën “L.I.S.T”, të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, 180 360 lekë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert i Unionit të Gjyqtarëve në implementimin e projektit “Reforma Kushtetuese në optikën e Gjyqtarëve”, mbështetur nga OSFA/SOROS, 1 683 dollarë.
Të ardhura nga angazhimi si ekspert në hartimin e “Manuali i gjyqtarit për gjykimin civil”, 252 000 lekë.
Agim Bendo, gjyqtar i 21 Janarit
Dhënia në përdorim pa shpërblim të dyqanit me sipërfaqe 78 m2.
Të ardhurat e bashkëshortes nga aksionet e saj në shoqërinë “TREX”, 112 400 lekë.
Të ardhura nga qira shtëpie në vlerën 420 000 lekë.
Të ardhura nga qira në vlerën 4 800 dollar.
Shitur veturë tip Volksëagen në vlerën 8 000 euro.
Të ardhura nga paga vjetore, 1 480 303 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Lindita Bendo, 3 671 831 lekë.
Nga zbatimi i kontratës së qerasë janë paguar për vitin 2015, 6 132 euro.
Llogari rrjedhëse në bankë, 174 USD.
Depozitë bankare e bashkëshortes Lindita Bendo, shtuar me 78 USD.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes Lindita Bendo, 682 euro.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes Lindita Bendo, 612 267 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes Lindita Bendo, shtuar me 378 euro.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes Lindita Bendo, 8 000 000 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes Lindita Bendo, 1 300 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagës Agim Bendo, zero lekë.
Bono thesari e bashkëshortes Lindita Bendo, 2 000 000 lekë.
Lindita Bendo, bashkëshortja, depozitë bankare, 102 euro.
Depozitë bankare 299 euro.
Llogari kursimi, shtuar me 142 976 lekë.
Boiken Bendo, llogari rrjedhëse shtuar me 21 821 lekë.
Llogari rrjedhëse nga puna si avokat privat, 1 562 423 lekë.
Depozitë biznesi nga puna si avokat privat, 5 305 euro.
Depozitë biznesi nga puna si avokat privat, shtuar me 12 950 lekë.
Depozitë biznesi nga puna si avokat privat, 42 euro.
Bono thesari, 949 326 lekë.
Bono thesari, 830 000 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria si avokat privat, 3 375 825 lekë.
Edmond Eislamaj, pjesë e Kolegjit Penal që mbylli 21 Janarin
Paga nga detyra si gjyqtar në gjykatën e lartë 1 576 316 lekë.
Blerje pasuri tokë kullotë me sipërfaqe 1000 m2 në Kavajë 137 000 lekë.
Bashkëshortja ka blerë makinë të prodhimit të vitit 2008 për shumën 3 000 euro.
Kursime në të holla nga paga e deklaruesit 150 000 lekë.
Të ardhura nga shitje e autoveturës “Land Rover”, 20 000 euro.
Gjendja cash, 150 000 lekë.
Aleksandër Muskaj, pjesë e Kolegjit Penal që mbylli 21 Janarin
Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare 190 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja 7 200 euro.
Të ardhura nga Paga e Bashkëshortes si Ndihmës Inspektore pranë ILKDP, 850 000 lekë.
Është mbyllur depozita duke tërhequr shumë 2 515 000 lekë.
Shitur bono thesari në shumë 4 300 000 lekë dhe transferuar me konvertim në dollarë në një depozitë ku janë 33 500 USD.
Krijuar cash nga depozita e hapur e djalit në vlerën 5 850 GBP.
Shtesë e depozitës për vajzën me 240 000 lekë.
Shkëlzen Selimi, pjesë e Kolegjit Penal që mbylli 21 Janarin
Të ardhura nga qiradhënia e një pikë karburanti në Vlorë periudha janar-maj 21 250 euro, qershor-dhjetor 2015, 29 750 euro.
Qira apartamenti e garazhi në vlerën 5 280 euro, pjesë e regjimit martesor.
Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 lekë.
Të ardhura si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës 40 844 lekë.
Shitje e një automjeti tip Mercedes Benz, 8 mijë euro.
Kredi 20 mijë euro për shtëpi në vitin 2012, me afat 5 vjet.
Shlyerja e detyrimeve nga një person i tretë, 5 140 euro.
Bashkëshortja zonja Rilinda Selimi, paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ 1 218 864 lekë.
Depozitë 39 097 euro vënë nga qiradhënia.
Kursime të vëna nga pagat e bashkëshortëve 815 608 lekë.
Depozitë po nga të ardhurat e qira pika e karburantit 8 510 euro.
Depozituar për të marrë kartë krediti 3 900 euro.
Guxim Zenelaj, pjesë e Kolegjit Penal që mbylli 21 Janarin
Të ardhura nga qiraja për një ambient lokal dhe banim në Shëngjin 30 000 euro.
Blerë njësi me sip. 28.25 m2 në vlerën 2 200 000 lekë, sipas kontratës së datës 07.09.2013 që e bën pronar me 100% të tij.
Blerë sipërfaqe trualli me sip. 1 000 m2 në vlerën 200 000 lekë, sipas kontratës së datës 28.08.2013 që e bën pronar me 100% të tij.
Pronar me 100 % i një trualli me sip. 1282 m2, vlera 160 000 euro.
Pronar me 50 % i një trualli me sip. 3325 m2, vlera 1 489 600 lekë
Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 lekë.
Pensioni i nënës 122 676 lekë.
Artan Zeneli, pjesë e Kolegjit Penal që mbylli 21 Janarin
Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 4 659 494 lekë.
Shefkie Demiraj, gjyqtare e Gërdecit
Gjendje në llogari në lekë e djalit, Besart Mataj, 104 100 lekë.
Gjendje në llogari në lekë e bashkëshortit, Avdi Mataj, zero lekë.
Gjendje cash, 300 000 lekë.
Gjendje në llogari në lekë e bashkëshortit, Avdi Mataj, 8 289 lekë.
Gjendje në llogari e bashkëshortit në euro, 7 euro.
Gjendje në llogari në lekë e bashkëshortit, 80 429 lekë.
Gjendje në llogarinë time, 12 371 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si drejtor i Përgjithshëm i AMK në Bashkinë Tiranë.
Të ardhura nga paga ime si gjyqtare, 1 319 745 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si këshilltar i Njësisë Bashkiake Nr.2.
Të ardhura neto nga pensioni KEMP i djalit, Besart Mataj, i aksidentuar, 177 432 lekë.
Të ardhura neto për djalin si ndihmë ekonomike nga Njësia Bashkiake Nr 2, 9 900 lekë.
Ridvan Hado, gjyqtar i Gërdecit
Kontratë shitje apartament banimi 1+1 në vlerën 450 000 lekë, viti 2009
Të ardhura si dëmshpërblim për të përndjekurit politik, kësti i parë si trashëgimtar nga daja, 153 750 lekë.
Bashkëshortja, disbursim 5 % i kredisë në Bankën e Shqipërisë, 400 000 lekë.
Shpenzim për shkollën e djalit dhe shpenzime për plazh, 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 1 095 052 lekë.
Të ardhura nga shpërblimet e bashkëshortes, 242 167 lekë.
Shlyerje kredie, detyrimi i mbetur 6 270 715 lekë.
Fatmira Hajdari, gjyqtare e Gërdecit
Fatmira dhe djali lidhur kontratë më 04.06.2013 mbi një objekt 10-katësh, të palegalizuar, ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe. 890 m2.
Dyqan i blerë prej pranë Ambasadës Amerikane në vlerën 840 000 lekë
Shtesë në të ardhura nga shitja e një apartamenti, 49 888 euro.
Shtesë në të ardhura nga kontrata e qerasë, 720 000 lekë.
Depozitë pranë bankës, 1 711 lekë.
Paga si gjyqtare e Apelit në Tiranë, 1 212 979 lekë.
Pensioni familjar për ish-bashkëshortin Azem Hajdari, 720 000 lekë.
Djali Kirjald Hajdari i punësuar pranë Bashkisë së Tiranës, 590 865 lekë.
Vajza Rudina Hajdari e punësuar pranë Kongresit Amerikan në SHBA, 12 mijë USD.
Kredi në shumën 2 500 000 lekë, me këst mujor 17 264 lekë, shuma e mbetur zero.
Kredi e marrë në vitin 2007, 19 000 000 për rikonstruksion e një ambienti të marrë me qera, 280 m2, pranë Qytetit Studenti. Këstet e kredisë i shlyen djali nga të ardhurat e lokalit Barë-Kafe.
Kirjald Hajdari, djali, pakësim i depozitës, 5 mijë euro.
Administrator dhe ortak i vetëm i “TK”, fitime zero.