Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një 19 vjeçar në qytetin e Durrësit ka aksidentuar për vdekje M.N, 77 vjeçe, banuese në Durrës. Xhoikleo Taçe po drejtonte automjetin tip Opel në momentin që ka aksidentuar këmbësoren.
E moshuara është dërguar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, por fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës. Akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
ma.me