Lidhur me iniciativën që bashkëshortit të saj t’i ngrihet përmendore, Mirjana Markoviq ka thënë se Slobodan Milosheviq tashmë e ka shtatoren, transmeton Koha.net.
Mirjana Markoviq,e veja e ish – kryetarit të Jugosllavisë e të Serbisë dhe akuzuarit për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë nga Gjykata e Hagës, Slobodana Milosheviq në një intervistë për gazetën beogradase Kurir, lidhur me iniciativën që varri i Milosheviqit të barte në Alenë e Kolosëve, nga Moska ka thënë se kjo është çështje për familjen e jo për Partinë socialiste.
“Askush nga SPS nuk ka kontaktuar me mua lidhur me këtë rast”, citohet të ketë thënë Markoviq.Askush nga SPS s’e ka numrin tim të telefonit sepse e kam ndërruar, ka thënë ajo.
Lidhur me iniciativën që bashkëshortit të saj t’i ngrihet përmendore, Mirjana Markoviq ka thënë se ai tashmë e ka shtatoren.
“Ne e kemi ngritur shtatoren para disa vjetësh, fëmijë e mi dhe unë. Ja ku është në Pozharevc. Para disa vjetësh kur ia ngrita shtatoren, askush nuk ka ardhur”, ka thënë Mirjana Markoviq. (b.an)