Të burgosurit shqiptarë në burgun grek të Trikallas në Greqi, në shenjë revolte ndaj vrasjes nga policia të Pëllumb Marnikollaj kanë hyrë në një grevë urie 48-orëshe.
Kujtojmë se i riu nga Lezha pasi u arrestua nga policia greke, doli nga komisariati i vdekur.
Dyshohet se ai është hedhur nga kati i tretë i rajonit të policisë greke.