Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore që prej aksidentit të vitit 2013, po reagon. Kështu është shprehur ish-shefi i Ferrarit.
Luca Cordero di Montezemolo ka hedhur poshtë të gjitha zërat se gjendja shëndetësore e kampionit gjerman është përkeqësuar.
“Jam shumë i lumtur që mund t’ju them se ai po reagon pas trajtimeve. Unë e di se sa i fortë është ai. Jam i sigurt se në sajë të vendosmërisë së tij, e cila do të jetë vendimtare, ai do të dalë nga kjo situatë shumë, shumë e vështirë”, tha 68-vjeçari për Ecumenical News.
Schumacher, 7 herë kampion botë në Formula 1, mbetet ende në një gjendje të rënduar që prej aksidentit të pësuar me ski në Alpet franceze në dhjetor të vitit 2013, përgatiti Express. (b.an)