B. Margjokaj, një prej miqve të lezhjanit që vdiq në rrethana misterioze në Greqi bën të ditur se shoku i tij Pëllumb Marknikollaj është vrarë nga Policia greke. Sipas tij, Pëllumbi shkoi vetëm për një firmë në komisariatin grek dhe nuk u kthye më i gjallë prej andej.
“Pëllumbi nuk kishte arsye pse të frikësohej nga burgu, ishte me letra të rregullta. Ai na tha, do shkoj të firmos dhe nuk u erdhi më. Nuk kishte arsye pse të hidhej nga kati i 4 i komisariatit. U dhunua në komisariatin e policisë greke, kjo është e vërteta”, thotë Margjokaj në një lidhje telefonike për News24.
Sipas tij, shqiptarët janë të pambrojtur në shtetin grek. “Ne shqiptarët jemi komuniteti më i pambrojtur në Greqi”.