Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka kritikuar partnerët e NATO-s të cilët sipas po refuzojnë që të ndajnë informacione dhe t’i shesë pajisje shtetit të tij ndërsa Bashkimin Evropian e ka akuzuar se po e poshtëron Turqinë. Në një intervistë të publikuar sot në gazetën gjermane, Bild, Cavusoglu thotë se ne duhet të bashkëpunojmë me partnerët e tjerë sa i përket blerjes dhe shitjes së sistemeve të armatimit”.
Ai ka nënvizuar megjithatë se Turqia mbetët një nga përkrahësit më të mëdhenj të NATO-s”, ndërsa ka thënë se spekulimet që Ankaraja mund ta lërë aleancën po qarkullojnë nga qarqe antiturke, jo nga ne. Cavusoglu gjithashtu ka thënë se BE po e poshtëron Turqinë duke mos i dhënë liberalizimin e vizave Turqisë për rolin e saj në parandalimin e krizës së emigrantëve.
Ai ka thënë se Turqia ka bërë përpjekje të mëdha që të “përmbushë kushtet e afrimit me BE-në” gjatë viteve të fundit, por ndërkohë ka pranuar vetëm kërcënime, ofendime dhe bllokim total.
BW/d.i.