Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Martin Zefin, i akuzuar për vrasjen e punonjësit të OSHEEsë pak ditë më parë në Oblik.
Zefi ishte debitor dhe i ishte prerë energjia elektrike prej një jave. Dy ditë më parë, ai u ndesh me elektricistin Zamir Velajn dhe i kërkoi që t’ia rilidhte energjinë. Pas refuzimit të punonjësit, ai e qëlloi me thikë tri herë duke e lënë të vdekur