• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi i çuditshëm: Kush nuk pi alkool vdes i ri

by A R
14/08/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i ri tregon se njerëzit që nuk konsumojnë alkool, kanë më shumë mundësi të vdesin në moshë më të re. Studimi i sapo dalë tregon se ata që pijnë rregullisht alkool, pa e tepruar, mund të jetojnë më gjatë, në krahasim me ata që nuk kanë qenë kurrë të dhënë pas alkoolit.

Po, po, ju e keni lexuar këtë mirë: Studimi shton se abstenimi nga alkooli krejtësisht, mund të çojë në një jetë më të shkurtër sesa ata që janë përdorues të tij në mënyrë të moderuar. Në këtë studim janë përdorur njerëz të moshës prej 55 deri në 65 vjeç.

I udhëhequr nga psikologu Charles Holahan nga Universiteti i Teksasit në Austin, është nxjerrë përfundimi i këtij studimi se normat e vdekshmërisë kanë qenë më të larta për ata që nuk e kanë përdorur kurrë këtë pije, të ulëta për ata që konsumojnë alkool me të madhe, dhe, edhe më të ulëta për ata që pinë alkool me masë, nga 1 deri në 3 gota në ditë.

Nga 1,824 pjesëmarrës në studim, vetëm 41 për qind e konsumuesve të kujdesshëm, kanë vdekur në moshë të parakohshme, në krahasim me 69 për qind të jo-konsumuesve të alkoolit.

Madje, edhe ata që konsumojnë alkool me të madhe, kanë dalë më mirë sesa ata që nuk e konsumojnë fare, me 60 për qind të vdekjes së parakohshme.

Pavarësisht rrezikut të shtuar për cirozë dhe disa lloje të kancerit, për të mos e përmendur varshmërinë, aksidentet dhe gjykimet e dobëta që lidhen me ‘pijanecët’, ata që konsumojnë alkool kanë më pak gjasa të vdesin sesa ata që qëndrojnë të ‘thatë’.

Një shpjegim i mundshëm për këtë është se alkooli mund të jetë një lubrifikant i madh social dhe rrjetet e forta sociale janë esencialë për ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik.

Ata që nuk përdorin alkool kanë treguar shenja më të mëdha të depresionit, në krahasim me homologët e tyre raki-dashës.

Përveç shëndetit të zemrës dhe beneficioneve tjera të përdoruesve të moderuar të alkoolit (posaçërisht verës së kuqe), gjithashtu ndihmon në rritjen dhe zgjerimin e shoqërisë.

Pra, është gjithmonë e rëndësishme të pini me përgjegjësi dhe kujdes. Ky është një studim që ta qoni një gotë!./Lajmi.net/

Next Post

Dëshmia e rojes së landfillit: Arditi punonte këtu prej 1 muaji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In