Dy kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia e Beratit gjatë kontrolleve policore në aksin Polican-Berat. 1,2 kg drogë është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Vertopit” dhe 612 gramë në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”.
Gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Ura e Vertopit” në autobusin me targa AA 745 EL është gjetur 1,2 kg marijuanë. Droga u gjet në një çantë krahu me ngjyrë të zezë dhe ishte gati për shitje. Policia ka arrestuar 33-vjeçarin Dorjan Jorgji Qirjazi, si përgjegjës për këtë vepër kriminale.
Ndersa Desi Avenir Baze, 25 vjeç, banues në Orizaj Skrapar u arrestua pasi në autobusin me targa AA 714 DV, i’u gjet një çantë krahu me ngjyrë vishnje, brenda të cilës u gjet dhe u sekuestrua 612 marijuanë.