• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënohet punonjësja e Arkivës, përktheu gabim osmanishten e vjetër

by A R
14/08/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punonjëse e Arkivit Qendror Shtetëror është dënuar nga Gjykata e Tiranës për falsifikim dokumentesh. Entela Muço është akuzuar se ka përkthyer gabim një vendim gjykate nga osmanishtja e vjetër, çka ka sjellë probleme pronësie në Zvërnec të Vlorës. Ajo është dënuar me 1 vit burg, por i është konvertuar me kusht, që gjatë periudhës 18 mujore, të mos kryejë asnjë vepër penale.

Sipas vendimit që disponon gazeta “Shqip”, Entela Muço duke qenë një subjekt i posaçëm, me atributet dhe tagrat e specialistes së gjuhës së vjetër osmane dhe specialiste-arkiviste në Departamentin e Dokumenteve deri në Luftën e Dytë Botërore pranë Arkivit Qendror Shtetëror, me veprimet e saja të kundërligjshme, dhe brenda fushës së detyrës së saj funksionale për të verifikuar të dhëna pronësie për subjektet e kërkuara në bazë të aplikimeve të interesuarve, për t’i gjetur dhe dhënë këto të dhëna në mënyrë të saktë, ka cënuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar veprimtarinë e rregullt ligjore. Ajo ka cënuar interesat e të drejtat e ligjshme të subjekteve të interesuar që u adresohet ky dokumentacion.

“Së pari, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal rezulton se, nuk ka asnjë kërkesë konkrete të paraqitur në AQSH Tiranë nga kërkuesi G.T. lidhur me marrjen e dokumenteve në gjuhën e vjetër osmane në emër të S.Sh. Mandatpagesa e vitit 2005 lidhet me një kërkesë të kërkuesit G.T. për marrje të dokumenteve që kanë lidhje me procesin gjyqësor civil të vitit 1940 midis paditësit Sh.S. nga Kanina dhe i paditur F.V. lidhur me fushën e aeroplanëve. Për rrjedhojë, e pandehura Entela Muça e ka përpiluar shkresën nr. 2195/3 ose 2005, datë 27.03.2007 të AQSH, me të dhëna të rreme, të cilat nuk kanë lidhje me objektin e kërkesës së vitit 2005 të kërkuesit G.T.” thuhet në vendimin e gjykatës. Sipas saj, nga përkthimi i bërë gjatë hetimeve paraprake nga Entela Muço, e ngarkuar nga prokurori për përkthimin e 6 fletëve dokumenteve në gjuhën e vjetër osmane, ka rezultuar se nuk bëhet fjalë për të dhëna pronësie në emër të subjektit S.Sh., por në emër të një shtetasi osman, të quajtur I.A., nga Karabashi Vlorë. Ky fakt është provuar dhe nga përkthimi i dërguar nga AQSH, Tiranë, ku arkivisti Ermal Nurja ka përkthyer tapitë e mësipërme, tre akte dhe kanë rezultuar në emër të shtetasit I.A., Karabash Vlorë.

Next Post

Belen Rodriguez nën akuzë nga ish-bashkëshorti: Më tradhtoi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com