Një 28-vjeçar nga fshati Rrile i Lezhës, dyshohet se është dhunuar barbarisht deri në vdekje.
I riu Pëllumb Marinkolaj sipas burimeve të pakonfirmuara, por të bazuara fort në fakte, është dhunuar për vdekje në mjediset e rajonit të policisë “Kato Patisia” ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia greke për më shumë se 10 ditë.
Ngjarja
Viktima Pëllumb Marinkolaj jetonte si emigrant në Greqi. Ai ishte arrestuar për vjedhje duke bërë 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhënë një masë më lehtësuese, detyrim paraqitjeje. Më datë 3 gusht në orët e darkës ai është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros Athine duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit.
Rastësia kishte bërë që pak minuata para se të futej në rajon, Pellumb Marnikolaj të telefononte një shokun e tij. Gjatë bisedës i ka thënë se do ta ritelefononte pasi të firmoste paraqitjen në rajonin e policisë. Miku i 28-vjeçarit ka pritur telefonatën që nuk ka ardhur më.
Pasi i riu nuk është bërë i gjallë, miq dhe familjarë janë interesuar për humbjen e kontakteve të tij. Avokati i cili ndiqte çështjen penale të Pellumb Marinikollaj ka refuzuar të flasë me shokët e të ndjerit duke thënë se ishte me pushime.
Zbulimi
E gjithë kjo situate e paqartë ka vënë në alarm familjarët e të riut nga Lezha, ndërsa vëllai i tij ka udhëtuar drejt Athinës në kërkim të gjurmëve të vëllait të zhdukur. Pas shumë kërkimesh dhe përmes një avokateje është gjetur trupi i të riut fatkeq, në frigoriferin i varrezave “Agio Anargioro” gati për tu varrosur duke u klasifikuar si një kufome pa identitet.
Fillimisht drejtuesit e varrezave kanë refuzuar të tregojnë trupin, të cilit i ishte bërë autopsia pa praninë e prokurorisë, grupit hetimor, familjarëve apo avokatit, por vetëm me urdhër të policisë greke.
Miqtë e tij rrëfejnë për “Realiteti news” se trupi ka pasur shenja të dukshme të një dhune monstruoze. Pasi drejtuesit e varrezave janë ballafaquar me familjaret dhe miqtë, ato kanë thënë se trupi është sjellë i vdekur dhe ai do i dorëzohej familjareve me kushtin e vetëm, që të mos kishte denoncime dhe çështja të varrosej bashkë me të.
Familjarët në gjendje shoku kanë tërhequr kufomën e te riut nga dhoma frigoriferike e varrezave. Trupi ende nuk ka mbërritur në Shqipëri, ndërsa në familjen Marinnikollaj në Rrile të Lezhës janë hapur dyert e mortit.
Kanë qenë miqtë e viktimës të cilët kanë shkuar në rajonin e policisë duke kërkuar pamjet filmike të hyrjes dhe daljes së shqiptarit, pamje të cilat janë të zhdukura nga çdo server.
Ato kërkojnë nga Ministria e Jashtme e vendit tone dhe ambasada shqiptare në Greqi që rrethanat e vdekjes të Pellumb Marinikollaj të zbardhen.