Policia Rrugore njoftoi se në kuadrin e masave për parandalimin e aksidenteve, gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur gjithsej 1 804 masa administrative:
Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga këta 11 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 62 Leje Drejtimi , nga këto: 10 për pije alkoolike, 33 për shpejtësi dhe 19 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur 524 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 83 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 98 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj. si dhe janë dërguar në OASH, 80 drejtues mjetesh .
Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.