Mediet suedeze kanë kritikuar ashpër kapitenin e ekipit olimpik të Suedisë, Ajdareviq, për moskëndim të himnit suedez gjatë turneut në “Rio 2016”. Por, ai pati një përgjigje për ta, ndonëse e dha me zë të dridhur dhe i mbërthyer në lot.
“Unë jam nga Kosova, por jam rritur në Suedi, shkruan Koha Ditore. Unë jam krenar që jam kapiten i këtij ekipi.
Por ju duhet të kuptoni që unë kam shokë dhe familje që kanë kaluar nëpër gjëra shumë të vështira.
Imagjinoni veten tuaj në atë situatë. Unë e dua Suedinë dhe gjithnjë e paraqes veten si suedez- shqiptar i Kosovës. Kjo është përgjigjja ime”, ka shpërthyer Ajdareviq, në konferencën për media. (b.an)