Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Shkodër pasditen e së enjtes. Një punonjës i OSHE është vrarë me thikë nga një qytetar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Oblik të SHkodrës. Viktimë ka mbetur shtetasi Zamir Velaj, me detyrë elektriçist i OSHEE-së. Ai është vrarë teksa po i priste energjinë elektrike një debitori.
Velaj ndërroi jetë në spitalin e SHkodrës ku u transportua i plagosur por nuk mundi dot të mbijetojë.
Velaj është vrarë nga shtetasi Martin Zefi sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje dhe kryen veprimet hetimore./a.m.